LAJMI I FUNDIT:

Limaj iu bën thirrje liderëve të partive politike: Mos bëni premtime të pambuluara

Limaj iu bën thirrje liderëve të partive politike: Mos bëni premtime të pambuluara

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, iu ka bërë thirrje liderëve të partive politike që të mos bëjnë premtime të pambuluara në kërkim të një vote me tepër, sepse kështu po rrisin pritjet e qytetarëve.

Kreu i Nismës ka thënë se forcat politike në Kosovë duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos e humbin racionalitetin para njerëzve në këtë muaj duke premtuar gjëra që nuk arrihen.

“Duhet jemi të kujdesshëm çka po premtojmë. Sepse mbi bazën e premtimeve qytetarët e Kosovës po i ngritin pritjet dhe tani në pamundësi për t’i realizuar ato premtime, zhgënjimi është i madh.  Duhet jemi të kujdesshëm çka po premtojmë. Prej temave për zhvillim ekonomik, reformat në drejtësi, e deri të liberalizimi vizave”, ka thënë Limaj për Kosovapress.


Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se një parti ose një koalicion që fiton zgjedhjet me premtime të pambuluara, ajo qeverisje është e destinuar të dështojë sepse bëhen viktimë e premtimeve të saja.

“Është koha momenti i fundit, vendi ynë është në një gjendje kritike në një udhëkryq dhe nuk ia vlen me marrë një votë me tepër, nëse thoni diçka të parealizueshme. Është momenti me qenë racional të gjithë. Lërini njerëzit të votojnë lirshëm sipas bindjeve të tyre pa premtime të pambuluara”, ka shtuar Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

​Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori