Njëri nga meritorët më të mëdhenj në zgjidhjen e “ngërçit” në rastin e demarkacionit, Fatmir Limaj ka thënë se marrëveshja e arritur sot duhet të shërbejë si shembull se vetëm përmes dialogut mund të arrijmë suksese dhe të tejkalojmë sfida.
Lideri i NISMA’s, nuk ia ka lënë asnjë meritë vetes për arritjen e marrëveshjes së demarkacionit. I ka falënderuar të gjithë për të pajtim, ndërsa ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të ketë lajme të mira për qytetarët e Kosovës.
Në anën tjetër, edhe sot partitë tjera kanë tentuar t’ia lënë vetes meritat për marrëveshjen e re.
Limaj ishte marrë më së gjati për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin. Kishte realizuar vizita edhe në Mal të Zi larg mediave. Kishte arritur t’i bindte liderët e Kosovës se duhet të arrijnë një pajtim për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit që ishte arritur më 2015.
“I falënderoj të gjitha forcat politike që përmes dialogut kemi ardhur deri të vendimi i përbashkët për të votuar demarkacionin. Lë të na shërbeje kjo si shembull se vetëm përmes dialogut, transparencës dhe respektit dhe duke pasur në qendër interesin e vendit ne se bashku mund t’i tejkalojmë me sukses edhe shumë sfida që na presin. Java e ardhshme do t’i sjellë Kosovës, shumë lajme të mira të cilat kanë munguar për vite”, ka shkruar Limaj pasi është arritur marrëveshja.
“Vendi ka pasur nevojë për lajme të mira. Po ashtu dua t’i falënderoj edhe mediet dhe opinonisët cilat gjatë kësaj kohë kanë luajtur rol të madh të arrijmë në këtë moment”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa