LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Çështja e dialogut na ka dalë nga kontrolli tash e shtatë vjet

Limaj: Çështja e dialogut na ka dalë nga kontrolli tash e shtatë vjet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se seanca e sot me e Kuvendit të Kosovës duhet të shfrytëzohet për rikthim në normalitet, pasi sipas tij çështja e dialogut ka dalë tash e shtatë vjet nga konteksti.

Limaj ka ftuar që të gjithë të bashkohen për të dëshmuar se Kosova mund të dalë faqebardhë në proceset që po futet. Sipas tij, këtu nuk është çështje e numrit.

“Tash e 7 vjet për këtë temë Parlamenti i Kosovës u kthye në një arenë të diskutimeve, të përplasjeve, të garës mes vete rreth asaj se kush është më patriot e kush nuk është. Dhe në fakt çdo herë këto seanca kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Tash e 7 vite tema më e rëndësishme na ka dalë jashtë kontekstit, jashtë normalitetit institucional të vendit tonë. Le të na shërbejë ky moment dhe kjo iniciativë që të gjithë së bashku të japim kontributin për ta kthyer në normalitet dhe në rrugë institucionale çështja e dialogut… 87 vota i ka pasur përbërja e kaluar dhe ka shku e ka bërë gabime në Asociacionin. Nuk është çështje numri”, tha Limaj.


Limaj tha se Kosovës i janë zbehur të arriturat e deritashme për shkak të papërgjegjësisë dhe shumë arsyeve tjera.

“Kemi lëshuar momente shumë të rëndësishme këto 7 vite, të cilat do të na e mundësonin për ta fuqizuar shtetin tonë… Sot besoj, nuk i ndihmojmë as debatit e as asaj çka po flasim nëse i kthehemi të kaluarës dhe shkojmë përsëri në shtëpi duke mos zgjidhur asgjë”, u shpreh Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori