LAJMI I FUNDIT:

Lika-Soumalainen: Nevojitet fokusim më objektiv për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Lika-Soumalainen: Nevojitet fokusim më objektiv për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zv.kryeministri përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin politik, Hazbi Lika, sot realizoi takim me ambasadoren e misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen. Temë kryesore në këtë takim ka qenë bashkëpunimi mes Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik dhe OSBE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit analizuar dhe vlerësuan gjendjen e tanishme dhe potencuan se ka nevojë për një fokusim më objektiv për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe prioriteteve të dalin nga zbatimi i marrëveshjes.

Lika tha se do të angazhohet për rritjen e përfaqësimit të drejtë si një nga shtyllat e marrëveshjes, duke potencuar se do të bëhet sistematizimi i të gjithë të punësuarve.


Soumalainen uroi Likan për zgjedhjen e tij në postin e zv.kryeministrit dhe shprehu gatishmëri për mbështetje të plotë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/