LAJMI I FUNDIT:

Lija e majmunëve, MSH: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor

Lija e majmunëve, MSH: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor

Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes dhe të mbrohen nga ‘Lija e Majmunëve’.

MSH bën thirrje që qytetarët të lajmërohen të mjeku nëse kanë simptoma.

“E dini si të mbroheni nga Lija e Majmunëve? Ja disa këshilla: Nëse keni simptoma, izolohuni dhe kërkoni kujdes mjekësor. Informoni kontaktet e ngushta dhe shmangni kontaktin me kafshët e egra. Praktikoni higjienë të mirë, shmangni kontaktin e ngushtë dhe merrni vaksinën nëse ju ofrohet. Qëndroni të sigurt dhe të informuar”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, të paktën dy vende jashtë Afrikës kanë raportuar raste me mpox (lija e majmunit) pasi – pak ditë më parë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se virusi ishte bërë një “urgjencë e shëndetit publik”.

Mpox prek kryesisht njerëzit dhe kafshët. Ai shkakton simptoma të lehta, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Megjithatë, mund të shkaktojë sëmundje të rënda, dhe madje edhe vdekje në disa raste.

Virusi hyn në trupin e njeriut përmes lëkurës ose nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Më pas përhapet përmes gjakut duke bërë që një person të përjetojë simptoma të ngjashme me gripin dhe të zhvillojë lezione në lëkurë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Lajme
Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Lajme
Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Lajme
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

Lajme
Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku - nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku - nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Lajme
Kalo në kategori