LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prokurorinë Publike të enjten në seancë të Komisionit kuvendar për Çështje Evropiane

Ligji për Prokurorinë Publike të enjten në seancë të Komisionit kuvendar për Çështje Evropiane

Kryetari i Komisionit kuvendare për Çështje Evropiane, Artan Grubi të enjten caktoi seancë ku do të diskutohet për Propozim-ligjin e Prokurorisë Publike me çka pritet të rregullohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike.

“Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, sot kishte koordinim me koordinatorët e Grupeve parlamentare dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në lidhje me dy ligjet kyçe, Propozim-ligjin për prokurorinë publike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë, të cilët duhet të shqyrtohen në Komisionin për Çështje Evropiane”, njoftojnë nga Komisioni për Çështje Evropiane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më herët, Kuvendi në seancë plenare vendosi që ligji që rregullon statusin e ardhshëm të PSP-së të sillhet në procedurë të përshpejtuar ndërsa 57 deputetë votuan ‘për’.


Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot deklaroi se nëse nuk sigurohet shumica prej dy të tretave për Propozim-ligjin për prokurori publike, atëherë ka dy zgjedhje dhe njëra prej tyre është që të ndryshohet Ligji për Këshillin e prokurorëve publik që miratohet me 61 vota.

Në deklaratë për mediat, ministrja Deskoska sqaroi se pengesa kryesore mes pushtetit dhe opozitës mbetet statusi i lëndëve që i udhëheq PSP-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori