LAJMI I FUNDIT:

Ligji për konflikt interesi, deputetët takojnë guvernatorin e BQK-së

Ligji për konflikt interesi, deputetët takojnë guvernatorin e BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar deputetët Albulena Haxhiu, Hajdar Beqa, Korab Sejdiu dhe Bahrim Shabani të cilët janë pjesë e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Temë diskutimi në këtë takim ishte zbatimi i këtij ligji nga ana e zyrtarëve përkatës të Bankës Qendrore të Kosovës.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar deputetët se BQK edhe para hyrjes në fuqi të këtij ligji, ka ndërmarrë masa për parandalimin e situatave eventuale të konfliktit të interesit, fillimisht përmes kornizës ligjore e pastaj në mënyrë më të detajuar edhe me Kodin e Etikës dhe Mirësjelljes.


Mehmeti gjithashtu njoftoi se, sipas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsion, ka caktuar dy zyrtarë të BQK-së si përgjegjës për trajtimin dhe zgjidhjen e situatave eventuale të konfliktit të interesit, të cilat mund t’i shfaqen personelit të BQK-së gjatë ushtrimit të funksionit të tyre.

Guvernatori theksoi se do të jenë në vazhdimësi të përkushtuar në zbatimin sa më të plotë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik dhe legjislacionit përkatës të BQK-së.Ligji për konflikt interesi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Kalo në kategori