Përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë takuar sot ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, me të cilën kanë biseduar për Ligjin e Pagave.
Në njoftimin e SBASHK-ut thuhet se kjo sindikatë ka kërkuar që Qeveria të punojë për përmirësimin e lëshimeve dhe në takime me sindikatat të përgatisë sa më shpejt këtë Ligj për ta proceduar në Parlamentin e Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri kanë ritheksuar se presin takime dhe dialog me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe me kryeministrin Albin Kurti në mënyrë që çështjet të debatohen e zgjidhen me dialog me qëllim që të mos ketë arsye për veprime sindikale.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë deklaruar se komunikimi dhe bashkëpunimi mes SBASHK dhe MASHTI në shërbim të arsimit është shembull i mirë, por një komunikim e bashkëpunim i tillë duhet të jetë edhe me Ministrin Murati, por edhe me Qeverinë në tërësi sepse kështu krijohet klimë e mirëkuptimit dhe gjenden zgjidhje të pranueshme për të mos pasur arsye për tensionime të situatës në arsim dhe për veprime sindikale”, thuhet në njoftim.
Ata po ashtu i kanë deklaruar ministres Nagavci se kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë për të mbështetur pensionistët, por kanë kërkuar që Qeveria të ndaj një mbështetje buxhetore, së paku edhe për punëtorët tekniko –ndihmës dhe për të punësuarit tjerë që kanë paga të ulëta me qëllim që ata më lehtë të përballojnë ngritjen e vazhdueshme të çmimeve.
Sipas njoftimit të SBASHK-ut, ministrja Nagavci është shprehur se do të analizojë me kujdes gjithë këto kërkesa dhe se do të angazhohet për të krijuar mundësi për takime e dialog të mirëfilltë mes SBASHK-ut, ministrit Murati, por edhe të Qeverisë së Kosovës në tërësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë