Ligji i ri për TVSH në Kosovë
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është tatim mbi konsumin te cilin ne mënyrë indirekte e paguan konsumatori përmes bizneseve të cilët ne fakt kanë rolin e agjenteve ndërmjetësues. Është ligji me gjithëpërfshirës që i prek të gjitha shtresat e shoqërisë pavarësisht statusit të tyre qoftë si konsumator që blejnë mallra ose kryejnë shërbime që mund të jen të ngarkuara me TVSH apo edhe të liruara.
Si tatim, TVSH është i aplikueshëm nga korriku i vitit 2001 përmes Rregullores 2001/11 i plotësuar dhe modifikuar, mirëpo tani ky ligj rregullon sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në territorin e Republikës së Kosovës në pajtueshmëri me Direktivën e Këshillit të Bashkimit Evropian 2006/112/EC të 28 Nëntorit 2006 mbi sistemin e përgjithshëm të TVSH-së. Objektiv i këtij ligji është që të ndryshohet në tërësi ligji ekzistues i TVSH-së. Teksti i ndryshuar ka inkorporuar përmbajtjen e shumicës së dispozitave të kësaj Direktive. Për këtë qellim është përdor struktura dhe formulimi i cili është në linjë me Direktivën 2006/112/EC të 28 Nëntorit 2006.
Përmbajtja e këtij Ligji është strukturuar në 20 kapituj me 66 nene përmes te cilëve janë trajtuar: definicionet dhe përkufizimet e domosdoshme, është përcaktuar çartë objekti i tatuarjes që është:
- Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të bëra për konsideratë brenda territorit të Kosovës nga personi i tatueshëm, dhe
- Importimi i mallrave në Kosovë i cili duhet të ngarkohet dhe të bëhet e pagueshme në pajtueshmëri me rregullimet për detyrimet doganore.
Ligji definon personat e tatueshëm, Autorizimin për import dhe eksport, përcakton kriteret e regjistrimit të bizneseve që do të jetë i obligueshëm, përcaktuar me pragun prej 50.000 Euro vlerë të furnizimeve duke ofruar edhe mundësinë e regjistrimit vullnetar.
Ligji përcakton edhe procesin e çregjistrimit nga statusi i TVSH-së. Gjithashtu janë përcaktuar: Transaksionet e tatueshme, Furnizimi i mallrave, Shfrytëzimi i mallrave të biznesit për nevoja jo–biznesore, Shfrytëzimi i mallrave të biznesit për nevoja të biznesit, Vendi i transaksioneve të tatueshme, momenti i lindjes se detyrimit dhe ngarkimi me TVSH dhe Shuma e tatueshme,
Ne Kreun 7 janë përcaktuar normat tatimore e cila do te jetë, Norma standarde 16% si dhe mundësia që Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës, mundë të lëshoj një akt nënligjor për futjen në përdorim të normës së ulur për furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të caktuara.
Lirimet nga TVSH-ja janë definuar nga kreu 8 deri në kreun 12 te këtij ligji, te përcaktuara si lirime pa të drejtën e zbritjes së TVSH-se së zbritshme dhe me te drejtën e zbritjes se TVSH-se se zbritshme, e drejta për të zbritur TVSH-ne, rregullat qe do te zbatohen si dhe kërkesat për rimbursim,
Po ashtu ne një kapitull te veçantë janë rregulluar procedurat e borxheve te këqija për nevoja të TVSH-së. Është definuar obligimi për Faturim dhe lëshimin e dokumenteve të tjera tatimore, Notë debiti dhe Notë krediti, Personat e obligueshëm për t’i paguar TVSH ATK-së, Periudhat tatimore dhe deklaratat e TVSH-së. Te gjitha këto obligime dhe të drejta të tatimpaguesve janë të shoqëruar me obligimet për mbajtjen dhe ruajtjen e librave të TVSH-së, shënimeve dhe dokumentacionit tjetër,
E veçanta e këtij ligji janë aplikimi i skemave speciale:
a. Skema speciale për agjentët e udhëtimit;
b. Aranzhimeve speciale të aplikueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe antikitetet;
c. Skema e normës së sheshtë për bujqit;
d. Skema për shërbimet e furnizuara në mënyrë elektronike; dhe
e. Skema për arin e investueshëm.
Dhe së fundi në Kreun 20 janë Dispozitat finale dhe hyrja ne fuqi. Ligji me te drejtë është paraparë që të hyj ne fuqi ne janar të vitit 2010 dhe ofron një periudhe të mjaftueshme për krijimin e akteve tjera nënligjore dhe përgatitjet e duhura për zbatim të suksesshëm nga tatimpaguesit. Zbatimi i menjëhershëm dhe lëvizja e befasishme drejt sistemit të Direktivës së Këshillit të BE-së, mundë të qojë në pasoja të konsiderueshme në fushat buxhetore, ekonomike dhe shoqërore, andaj Ligji ka paraparë qe implementimi i plote te zhvillohet me faza. Gjithashtu kjo i mundëson edhe ATK-së që gradualisht të adaptohet në rrethanat e reja.
Principet qe aplikohen gjatë periudhës kalimtare te propozuar
Në lidhje me lirimet, gjatë periudhës kalimtare do të implementohen principet si në vijim, p.sh:
1. Disa nga transaksionet e tatueshme sipas Rregullores së TVSH-së Nr. 2011/11 të plotësuar, të mbuluara me dispozitat e referuara në nën-nenin 64.1, të cilat duhet të lirohen me ose pa të drejtën për zbritje të TVSH-së së zbritshme nga data që Ligji i tanishëm i TVSH-së do të hyj në fuqi, mundë të vazhdojnë të tatohen gjatë periudhës kalimtare.
2. Disa nga transaksionet e liruara sipas Rregullores së TVSH-së Nr. 2011/11 të plotësuar, të mbuluara me dispozitat e referuara në nën-nenin 64.1 të cilat do të duhet të tatohen nga data që Ligji i tanishëm i TVSH-së do të hyn në fuqi, mundë të vazhdojnë të lirohen me ose pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme gjatë periudhës kalimtare.
3. Për arsye ekonomike përfshirë këtu stabilitetin tatimor, është e nevojshme që nëpërmes të Ligjit të ri të TVSH-së të krijohen rregullat e tatuarjes së TVSH-së dhe zbritjes të cilat do të jenë në linjë të plotë me rregullat e BE-së.
Këto rregulla në veçanti adresojnë harmonizimin me principet fondamentale të TVSH-së së Bashkimit Evropian në lidhje me:
1. Përkufizimin e personit të tatueshëm me metodën e përkufizimit të pragut të TVSH-së, regjistrimin e personave fizik që zhvillojnë aktivitet ekonomik, ortakërive, përfaqësuesve tatimor dhe situatave tjera të veçanta;
2. Furnizimi i mallrave dhe shërbimeve;
3. Përcaktimi i vendit ku ndodhin transaksionet e tatueshme, në veçanti në lidhje me furnizimin e mallrave për montim dhe furnizimin e shërbimeve;
4. Elektriciteti dhe gazi për qëllime të TVSH-së janë trajtuar si mallra;
5. Dhënia me qira e pasurisë së prekshme të lëvizshme dhe dhënia me qira e mjeteve të transportit;
6. Përcaktimi i atyre shërbimeve për të cilat vendi i furnizimit është ai ku është i vendosur pranuesi;
7. Vendi i importimit të mallrave;
8. Konceptet e momentit të ngarkimit dhe ngarkueshmërisë me TVSH;
9. Përcaktimi i shumës së tatueshme në lidhje me furnizimin e mallrave dhe shërbimeve dhe importimin;
10. Lëvizja graduale drejt rregullave të përgjithshme të BE-së për lirimet–disa nga ato mundë të shtyhen gjatë periudhës transitore;
11. Futja e rregullave të qarta të rregullimeve përfshirë rregullimet e zbritjeve për mallrat kapitale gjatë jetës së mjetit;
12. Bazat për procesimin e deklaratave të TVSH-së duke përfshirë deklaratat elektronike të TVSH-së, para fundit të muajit që pason pas periudhës tatimore;
13. Bazat për procedura të qarta të rimbursimit të TVSH-së në baza tremujore me mundësinë e mbajtjes së rimbursimit të TVSH-së në pajtueshmëri me rregullat e caktuara;
14. Procedura e borxhit të keq për qëllime të TVSH-së;
15. Lëshimi brenda kufijve të definuar mirë i faturave, dokumenteve të tjera që shërbejnë si fatura, notë kreditit dhe notë debitit, faturave të thjeshtësuara dhe kuponëve për qëllime të TVSH-së;
16. Shfrytëzimi i faturimit elektronik dhe komunikimi on-line i të dhënave të arkave fiskale,
17. Personat e obliguar për të paguar TVSH;
Debati profesional për ligjin e TVSH-se do te ishte shume i dobishëm për te gjithë akterët qe do te jene te prekur nga hyrja ne fuqi e këtij ligji, posaçërisht do t’i ndihmonte shume tatimpaguesve qe do ta zbatojnë dhe do t’i vjelin te mirat që ofron ky ligj dhe gjithashtu Kosovës si një hap drejt integrimit ne familjen e madhe dhe te zhvilluar evropiane.





















































