Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Demokratik për Integrim për gjuhën shqipe, në të cilin thuhej se kjo qeveri do ta largoj gjuhën shqipe nga gjuha zyrtare.
VLEN fajson BDI-në për këtë situatë, pasi sipas tyre kanë vendosur gjuhën në zbatim, pa qenë e plotfuqishme me procedurat shtetërore.
Reagimi i plotë:
Partia në tentativë – Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila për 20 vite nuk arriti të ndërtohet si parti e mirëfilltë politike me identitet dhe idelogji të qartë por ngeli duke bredhur herë majtas e herë djathtas, herë si marksist-leniniste e herë si parti e gjelbërt – varësisht se cilit partner maqedonas në qeveri duhej t’ia plotësonte qejfin, vazhdon me reagimet frustruese dhe me nxitjen e polarizimit të skenës politike në vend.
Këto reagime janë të pritshme dhe të kuptueshme – një strukturë parapolitike e cila për njëzet vite qëllim të vetëm e kishte qëndrimin në pushtet me çdo çmim, e ka të vështirë të përballet me rolin e opozitës dhe akoma më të vështirë të përballet me përgjegjësinë për korrupsionin politik të cilin e kishin kthyer në standard të qeverisjes së tyre.
Si strukturë në krizë të thellë të brendshme, e çorientuar dhe në ankth nga paralajmërimet për zbardhjen e aferave skandaloze korruptive të zyrtarëve të saj, në vend se të fokusohet në reformimin e rradhëve dhe pastrimin e korrupsionit, BDI vazhdon të sillet sikurse është ndonjë faktor relevant në skenën aktuale politike të vendit.
Sa i përket reagimeve lidhur me krizën në paralajmërim që mund ta prodhojë shfuqizimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ia rikujtojmë partisë në tentativë, ose më saktë, partisë së pushtetit të përjetshëm –
BDI-së, këto fakte:
– Së pari, në 20 vitet e fundit shqiptarët në pushtet i ka përfaqësuar
VETËM BDI! Për këtë arsye, PËRGJEGJËSIA PËR DËSHTIMET NË POLITIKAT e qeverisë i takon VETËM BDI-së dhe askujt tjetër!
– Së dyti, BDI-ja, e ka trajtuar pushtetin si pronë të veten dhe e ka keqpërdorur atë vetëm për t’ia siguruar vetvetes dhe funksionarëve të saj të përjetshëm qëndrimin sa më të gjatë në pushtet! Prandaj, pikërisht BDI ka lejuar që Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe të hyjë në zbatim pa u bërë i plotfuqishëm, pa u dekretuar nga Presidenti i vendit, dhe pa u publikuar në Gazetën zyrtare!
– Së treti, Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe është miratuar në Parlament në kohën e Presidentit Gjorge Ivanov. Për ata funksionarë të BDI-së që kanë memorie të shkurtër, po rikujtojmë se Gjorge Ivanov u bë President pikërisht duke i falëmnderuar thirrjes publike nga selia e BDI-së të cilën Ali Ahmeti ia drejtoi strukturës së tij për ta votuar Ivanovin!
– Së katërti, kaosi i shkaktuar me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe është pasojë e drejtpërdrejtë e sjelljes kaotike dhe parapolitike të BDI-së përgjatë 20 viteve në pushtet! Në këtë kaos do të shtojmë edhe
të gjitha punësimet e bëra formalisht dhe pa status gjatë fushatës parazgjedhore në mënyrë që të blejnë sa më shumë vota; të gjitha avancimet kundërligjore nga ministrat teknikë- përsëri që të blejnë sa më shumë vota; kaosin nëpër ministri; tenderimet kriminalo-korruptive; blerjen e tokave nga ana e funksionarëve partiakë aty ku do të kalojnë autostradat në mënyrë që të pasurohen edhe më shumë nga shpronësimi; blerjen e qendrave tregtare me para të popullit që të pasurohen nipat e liderit; futjen e bixhozit në jetët tona dhe rrënimin e parimeve themelore të familjes së shëndoshë që të bëhen milionera ministra e drejtorë të BDI-së; kaosin në shëndetësi në mënyrë që drejtorat e BDI-së të jetojnë sa më gjatë në kurriz të popullit dhe kjo listë nuk ka kufi.
Shqiptarët, për fat të keq, i ka poshtëruar dhe nënçmuar struktura e cila thirrej në vlerat madhore të gjakut dhe të dëshmorëve.
Për 20 vite, kjo strukturë që asnjëherë nuk u bë parti, ka marrë mandat në emër të ushtarëve e dëshmorëve, por ka qeverisur në emër të një grupi të funksionarëve të korruptuar. Për të qëndruar në pushtet, kjo strukturë
parapolitike ishte e gatshme që ta ndryshojë stemën e shtetit, lejoi të ndryshojë imazhi i kryeqytetit, aminoi ndryshimin e librave të historisë e shkrimeve të Akademisë së shkencave!
Në fund, kjo strukturë parapolitike, duke qenë në pushtet me LSDM-në, në fillim e shpëtoi nga burgu, e pastaj negocionte kthimin si hero nga ekzili të ish kryeministrit Nikolla Gruevski!
Për këto arsye dhe shumë e shumë të tjera të cilat do të zbardhen në vazhdimësi, Izet Mexhiti dhe shqiptarët që kuptuan mashtrimin kriminalo-korruptiv që po u bëhej e braktisën BDI-në, ndërsa udhëheqësia e saj, nga dëshpërimi, e mësuar me privilegjet e pushtetit, zgjodhi që nga një parti etnike të shndërrohet në parti multietnike! Kriza e identitetit me humbjen e pushtetit din të prodhojë frustracione të rënda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë
Aggeler uron Sheqerinskën: Dëshmi e fortë për rolin e RMV-së si partner i NATO-s dhe SHBA-ve
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian