LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 16° partlycloudy_day

Ligjërata e profesorit amerikan përqendrohet në rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjen demokratike

Ligjërata e profesorit amerikan përqendrohet në rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjen demokratike

Ligjërata me temën “Ndikimi i programeve akademike në sundimin e ligjit në shtetet në tranzicion” nga profesori Howard Fenton nga Ohio Northern University është mbajtur në Gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Sipas njoftimit të Universitetit, Fenton është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit, dhe ligjërata e tij ka ngjallur interes të veçantë tek studentët dhe stafi akademik, raporton Telegrafi.

“Gjatë ligjëratës, prof. Fenton ndau përvojat e tij nga angazhimet në Evropën Lindore, Azinë Qendrore dhe Afrikë, duke theksuar rëndësinë e arsimit juridik dhe reformave institucionale në konsolidimin e sundimit të ligjit në vendet në tranzicion. Diskutimi u fokusua në sfidat dhe mundësitë që ofrojnë programet akademike për fuqizimin e qeverisjes demokratike dhe zhvillimin e një sistemi të drejtësisë të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.


Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit Master për Qeverisje Demokratike dhe Sundim të Ligjit, me ç’rast studentët kanë pasur mundësinë që të marrin pjesë në mënyrë aktive dhe të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi temën, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë është vlerësuar se ligjërata ka qenë një mundësi unike për të diskutuar mbi ndikimin e arsimit juridik në vendet në tranzicion dhe për të nxitur reflektimin mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e sundimit të ligjit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

Botë
Kalo në kategori