Sulmuesi i Chelseat, Lukaku, vazhdon të shkëlqejë edhe këtë sezon si i huazuar te Evertonit. Ai ishte ylli i vikendit pasi tregoi një formë të shkëlqyeshme në barazimin 3-3 ndaj rivalit lokal Liverpoolit duke shënuar dy gola dhe duke krijuar edhe disa raste të tjera.

Ndërkohë Manchester City shkeli Tottenahmin duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0 me Agueron që shënoi dy dhe kontribuoi në dy gola të tjerë.


Ndërkohë fitore këtë javë shënoi edhe Chelsea, që u desh të mbështetej në një performancë të mesfushorëve, në veçanti të brazilianit Oscar, i cili shënoi edhe njërin nga golat e fitores 3-0 ndaj West Ham.

Në vazhdim më të mirët e fundjavës në Ligën Premier të zgjedhur nga Eurosport

Portier: Simon Mignolet (Liverpool)

Mbrojtës: Geoff Cameron (Stoke City); Fabricio Coloccini (Newcastle); John Terry (Chelsea); Ben Davies (Swansea City)

Mesfushorë: Barry Bannan (Crystal Palace); Oscar (Chelsea); Ross Barkley (Everton)

Sulmues: Romelu Lukaku (Everton); Sergio Aguero (Manchester City); Shane Long (West Brom)
/Telegrafi/

ligapremierekipi