LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier: Crystal Palace dominon ekipin e javës

Liga Premier: Crystal Palace dominon ekipin e javës

Crystal Palace, i renditur në zonën e eliminimit, bëri atë që askujt nuk ia morri mendja, mposhti Chelsean, të parin e renditur në tabelë, duke e larguar nga pozita e favoritit për të fituar titullin e Ligës Premier.

Skuadra e Palace arriti të ndalojë për mrekulli sulmin e Bluve me portierin Julian Speroni që bëri disa ndërhyrje vendimtare, dhe që siguron vend në ekipin e javës krahas dy mbrojtësve të krahut nga po kjo skuadër.

Edhe anësori Jerome Puncheon po ashtu është përfshirë në ekip, pasi energjia dhe depërtimet e tij shqetësuan në masë mbrojtjen e Chelseat.

Manchester City nxori një barazim ndaj Arsenalit duke ngecur në garën për titull, por David Silva ka siguruar vend në ekipin më të mirë, pas paraqitjes mbresëlënëse dhe golit të shënuar.


Ndërkohë, si rrallë herë këtë sezon, Wayne Rooney është lideri i sulmit në ekipin e javës. Sulmuesi anglez shënoi dy herë për të ndihmuar Manchester United të shënojë fitore 4-1 ndaj Aston Villas.

Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier zgjedhur nga Eurosport:

Portier: Julian Speroni (Crystal Palace)

Mbrojtës: Adrian Mariappa (Crystal Palace); Steven Caulker (Cardiff); Martin Skrtel (Liverpool); Joel Ward (Crystal Palace)

Mesfushorë defensiv: Adam Lallana (Southampton): Jonathan De Guzman (Swansea City)

Mesfushorë të avancuar: Jason Puncheon (Crystal Palace); David Silva (Manchester City); Raheem Sterling)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United)
/Telegrafi/