Liga Premier: Adebayor rikthehet në formacionin e javës

Adebayor ishte injoruar nga ish-trajneri i Spurs, Andre Villas-Boas, por trajneri i ri Tim Sherwood, i cili zëvendësoi portugezin javën e kaluar, ia dha rastin sulmuesit nga Togo të tregojë veten, dhe ai nuk e keqpërdori. Adebayor shënoi dy gola në fitoren 3-2 ndaj Southampton.
Në skuadër as kësaj jave nuk mungon sulmuesi në formë Luis Suarez, që shënoi dy herë gjatë vikendit në fitoren 3-1 ndaj Cardiff për të ndihmuar Liverpoolin të kryesojë tabelën për Krishtlindje.
Ndryshe nga sulmi, në mbrojtje dominojnë Blutë. Chelsea bëri një paraqitje defensive për të nxjerrë një pikë në barazimin pa gola në udhëtim te Arsenali dhe siguron dy vende në ekipin më të mirë të javës: një për kapitenin John Terry në qendër të mbrojtjes dh enjë për mbrojtësin e majtë Cesa Azpilicueta.
Mbrojtjes ia ruajnë “ngjyrat e kaltra” edhe dy lojtarë të Evertonit, Seamus Coleman në krahun e djathtë dhe Sylvain Distin në qendër të mbrojtjes.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier:
Portier: Vito Mannone (Sunderland)
Mbrojtës: Seamus Coleman (Everton); Sylvain Distin (Everton); John Terry (Chelsea); Cesar Azpilicueta (Chelsea)
Mesfushorë: Adam Lallana (Southampton); Phil Jones (Man United); Yohan Cabaye (Newcastle); David Silva (Man City)
Sulmues: Emmanuel Adebayor (Tottenham); Luis Suarez (Liverpool)
/Telegrafi/










































