Kampionati më i fortë në futboll i Maqedonisë së Veriut për dy javë do të jetë në pushim, pasi muaji nëntor ka dy data ku përfaqësuesja e vendit do të luaj ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, njofton Telegrafi.
Dhe pas 14-t jave, ndodhi që të del një ekip që do të mposht Rabotniçkin, që për 13-t javë nuk e kishte shijuar këtë ndjenjë. Këtë e ka bërë kampioni aktual, Struga Tim Lum që me vetëm një gol i dha disfatën skuadrës nga Shkupi, duke ndihmuar veten për të mbajtur hapin për titullin kampion, ndërsa këtë më së miri e ka shfrytëzuar Shkëndija e Tetovës.
Skuadra tetovare dje me rezultat 4-3 e ka mundur AP Breran në Tetovë dhe tani fakti që ka gola epërsisë më të mirë se konkurrentët është lider i renditjes. Shkëndija tregoi se ka forcë dhe potencial për të garuar për titull dhe se me disa përforcime gjatë afatit kalimtar të dimrit, mundë të jetë skuadër që do të sfidojë Strugën që e mbron titullin.
Edhe Gostivari ka vazhduar me fitore dhe është me pik ëtë barabarta me Shkëndijën në renditje. Dje ka mundur Voska Sportin me rezultat të lartë 4-0 dhe ky ekip si në heshtje por gjithnjë mbetet në garë për pozitë të lartë dhe pse jo edhe për titullin kampion.
Sileksi është befasia tjetër e sezonit, që edhe këtë javë ka marrë pikë të plota dhe vazhdon të mbetet lartë në tri pozitat e para me pikë të plota me Shkëndijën dhe Gostivarin, ndërsa është para Rabotniçkit dhe Strugës.
Shkupi u dëshmua se këtë sezon do të ketë shumë probleme, si duket gara për titull tani më është e shkuar, ndërsa me këtë lojë dhe këto rezultate ish-kampioni duhet të mendojë se është shumë afër me ekipet që luftojnë për mbijetesë. Shkupi në këtë javë u mund nga Vardari dhe pas ndeshjes kishte reagime për referimin i cili doli të kishte shumë gabime që edhe ndikuan direkt në rezultat për të përcaktuar fituesin.
Besa si duket më mirë luan kur ka ushtrues detyre trajner, dhe përsëri ka marrë një pikë me mjaft vlerë, kësaj radhe ndaj Tikveshit që ka javë që nuk arrin të fiton. Voska mbetet në vështirësi dhe në pjesën e rrezikshme të tabelës dhe do të kërkojë këndellje në vazhdim të kampionatit nëse dëshiron të mbetet në mesin e ekipeve më të mira. /Telegrafi /
Kampionati do të rikthehet me javën e 15-të me 24 nëntor kur takohen: AP Brera – Struga, Gostivar – Tikveshi, Pelisteri – Shkëndija, Rabotniçki – Besa, Shkupi – Sileksi dhe Voska Sport – Vardari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë