LAJMI I FUNDIT:

I lidhur me një kalim te Man United, vjen përgjigja zyrtare nga Zidane

I lidhur me një kalim te Man United, vjen përgjigja zyrtare nga Zidane
Ziendine Zidane (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane më në fund u është përgjigjur thashethemeve se nëse ai mund të bëhet trajner i Manchester United.

Erik ten Hag është nën presion te Djajtë e Kuq shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa ka shpenzuar mbi 500 milionë euro për transferime.

Shumë media ndërkombëtare e kanë lidhur Zizoun me një kalim në Old Trafford, ndërsa ish-trajneri i Real Madridit tashmë ka folur publikisht në lidhje me të ardhmen e tij.


Ten Hag është buzë shkarkimit - tashmë ka një favorit për ta zëvendësuar holandezin te Man United
Lexo po ashtu Ten Hag është buzë shkarkimit - tashmë ka një favorit për ta zëvendësuar holandezin te Man United

“Kur isha lojtar, mund të zgjidhja pothuajse çdo klub. Si trajner, nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka dy ose tre mundësi. Nëse kthehem në një klub, është për të fituar. Këtë e them me modesti. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të shkoj askund”, ka thënë fillimisht Zidane në një intervistë për L’Equipe.

“Për arsye të tjera, gjithashtu, mund të mos mund të shkoj kudo. Cilat? Gjuha, për shembull. Disa kushte i bëjnë gjërat më të vështira”.

Carlo Ancelotti bën një ndryshim të madh në Real Madrid për shkak të Zinedine Zidanes
Lexo po ashtu Carlo Ancelotti bën një ndryshim të madh në Real Madrid për shkak të Zinedine Zidanes

“Kur njerëzit më thonë: ‘A dëshiron të shkosh në Mançester?’ Unë e kuptoj anglishten, por nuk e zotëroj plotësisht atë”.

“E di që ka trajnerë që shkojnë në klube pa e folur gjuhën, por unë punoj ndryshe. Për të fituar, shumë elemente hyjnë në lojë. Është një kontekst global. Unë, e di se çfarë më duhet për të fituar”, ka shtuar më tej trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori