Zyrtarë të lartë ushtarakë të Shteteve të Bashkuara, i kanë thënë Kongresit se kanë mbivlerësuar fuqinë e ushtrisë së Afganistanit dhe kanë besuar se SHBA-ja duhet të mbajë të paktën disa mijëra trupa në këtë shtet, për të parandaluar marrjen e shpejtë të pushtetit nga militantët talibanë.
Në një seancë të shumëpritur më 28 shtator, Gjenerali, Mark Milley, i ka thënë Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, se ka qenë mendimi i tij personal se të paktën 2,500 trupa amerikane është dashur të jenë atje si roje kundër rënies së shpejtë të Qeverisë në Kabul.
Gjenerali Frank McKenzie, i cili ka mbikëqyrur muajt final të përpjekjeve amerikane në Afganistan, ka thënë se është pajtuar me vlerësimin e Milleyt.
Të dy nuk kanë treguar se çka i kanë rekomanduar presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është kritikuar nga republikanët për mënyrën si janë tërhequr forcat amerikane nga Afganistani në fund të muajit gusht.
Biden fillimisht u ka kërkuar të gjitha trupave që të tërhiqen deri më 11 shtator, njëherësh përvjetorin e 20-të të sulmeve terroriste të Al-Kaidës në Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë nxitur pushtimin e SHBA-së në Afganistan.
Ai më pas ka ndërruar datën, duke caktuar 31 gushtin si afat të fundit.
Gjatë seancës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka mbrojtur largimin e ushtrisë nga Kabuli, që ka rezultuar me 13 ushtarë amerikanë të vdekur, si pasojë e një sulmi afër aeroportit të Kabulit.
Austin ka thënë se do të jetë “e vështirë po absolutisht e mundshme” që të ndalen kërcënimet në të ardhmen nga Afganistani, pa trupa ushtarake atje.
Milley ka cituar “mundësi shumë reale” që Al-Kaida apo Shteti Islamik i Afganistanit të mund të rikthehen në Afganistan gjatë regjimit të talibanëve dhe të përbëjnë kërcënim terrorist për Shtetet e Bashkuara në 12 apo 36 muajt e ardhshëm.
Al-Kaida ka përdorur Afganistanin e udhëhequr nga talibanët, si bazë për të planifikuar dhe ekzekutuar sulmet kundër SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001.
Austin ka thënë se liderët e ushtrisë amerikane kanë besuar gabimisht se ushtria afgane që kanë ndërtuar dhe trajnuar për dy dekada, do të mund të luftonte kundër talibanëve.
“Ne kemi ndihmuar në ndërtimin e shtetit, mirëpo nuk kemi mundur të krijojmë një komb”, ka thënë ai para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura.
“Fakti se ushtria afgane, të cilën e kemi trajnuar ne dhe partnerët tanë, ka rënë menjëherë – në disa raste edhe pa të shtëna – na ka zënë në befasi. Do të kishte qenë e pasinqertë nëse do të deklaroja ndryshe”.
Milley ka thënë se sipas gjykimit të tij, ushtria amerikane ka humbur aftësinë për të parë dhe për të kuptuar gjendjen e vërtetë të forcave afgane kur ka përfunduar praktikën e dërgimit të këshilltarëve sa afganët kanë qenë në fushëbetejë.
“Nuk mund të matet zemra e njeriut me pajisje, duhet të jeni aty”, ka thënë Milley. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump e konfirmon, një takim me Putinin po organizohet
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025