Liderët opozitarë kanë uruar qytetarët e Kosovës për festën e Fitër Bajramit, gjersa kanë thënë se solidariteti dhe mirësia ndaj njërit-tjetrit e çojnë vendin përpara.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por njëkohësisht ka uruar edhe liderët e UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë.
“E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshëm që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtarëve, ndaj familjeve skamnore, ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa marrin edhe një dimension më të rëndësishëm, dhe po ashtu ne shfrytëzojmë rastin t’ia urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim t’iu jetë pranuar dhe t’iu shpërblehet.
Po ashtu, nga këtu dëshiroj në mënyrë të veçantë të urojë edhe miqve tonë, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë, Hashin Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa më parë festat e ardhshme, të Bajramave të tjerë t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Për festën e Fitër Bajramit, qytetarët i ka uruar edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai në një postim në Facebook uron qytetarët për shëndet e begati.
“Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë.
Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme”, shkruan Abdixhiku.
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë dhe ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara. Kjo vlerë e jona e ruajtur prej shekujsh, duhet të ruhet dhe në këtë ditë feste të Fitër Bajramit. Ky është urimi që ndava bashkë me kolegët, në vizitën që i bëmë Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritëm nga kryetari Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
Të gjithë̈ qytetarëve dhe bashkëkombësve shqiptarë të besimit islam, urime festa e Fitër Bajramit. Uroj që t’u shpërblehet sakrifica që kanë bërë për njëri tjetrin dhe për njerëzit në nevojë”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës