LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Kosovës urojnë rizgjedhjen e Macronit

Liderët e Kosovës urojnë rizgjedhjen e Macronit

Linderët e Kosovës, kanë uruar rizgjedhjen e Emmanuel Macron, president të Francës.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në urimin e tij ka thënë se një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të forte.

“Urime Macron për rizgjedhjen historike dhe vrullin e ri për kontinentin tonë. Një Francë e fortë është një garanci për një Evropë të fortë”, shkroi Abdixhiku, derisa tha se është koha që kosovarëve t’iu liberalizohen vizat.


Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se rizgjedhja e Macronit i jepi shpresë projektit evropian.

“Ai gjithashtu forcon perspektivat për të ardhmen e Kosovës brenda BE-së”, shkroi në Twitter.

Më herët, edhe krerët shtetëror, uruan Macron.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se se pret forcim të bashkëpunimit dhe thëllim të mardhënieve mes Kosovës dhe Francës.

“Unë e përgëzoj Presidentin Emmanuel Macron në rizgjedhjen e tij sonte. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e tij është kyçe për rrugën tonë të qëndrueshme euroatlantike”, shkroi Osmani.

Pesë sfida urgjente me të cilat pritet të përballet Macron gjatë mandatit të tij të dytë si president i Francës
Lexo po ashtu Pesë sfida urgjente me të cilat pritet të përballet Macron gjatë mandatit të tij të dytë si president i Francës

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se fitorja e Macron është një shpresë mbi frikën dhe një shans i ri për Francën që të ndihmojë të bashkojë Evropën në paqe, demokraci dhe solidaritet.

“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, shkroi Kurti.

Sipas projeksioneve të besueshme, të bazuara në rezultate reale, Macron, 44-vjeçar, ka fituar më shumë se 58 për qind të votave, në krahasim me më pak se 42 për qind sa ka fituar Le Pen, 53-vjeçare.

Fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.

Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.

Franca mban zgjedhjet e reja për Parlament në muajin qershor dhe situata mund të ndryshojë, mirëpo tani për tani ai mund të vazhdojë të çojë përpara politikat e tij të brendshme dhe ato ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori