LAJMI I FUNDIT:

Libri i Hemingway u kthye në bibliotekën e Connecticut pas 56 vjetësh

Libri i Hemingway u kthye në bibliotekën e Connecticut pas 56 vjetësh

Një kopje e librit të Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises”, u kthye në një bibliotekë në Connecticut 56 vite me vonesë, së bashku me një shënim që shpjegonte arsyen e vonesës dhe një çek për të mbuluar koston e librit.

Biblioteka e Greenwich publikoi në rrjetet sociale duke thënë se libri mund të jetë “libri më i vonuar në historinë e bibliotekës”.


Libri i kthyer ishte i shoqëruar me një shënim ku shkruhej, “unë jam lindur dhe rritur në Greenwich – familja ime u shpërngul në pjesën veriore të New York-ut në vitin 1980. Së fundmi po kontrolloja disa kuti të vjetra dhe e gjeta këtë libër. E rilexova dhe tani po e kthej – 56 vite me vonesë. Po bashkangjes një çek që shpresoj se do të mbulojë koston e zëvendësimit të librit. Shumë faleminderit”.

Zyrtarët e bibliotekës falënderuan ish-anëtarin e komunitetit në postimin e tyre në rrjetet sociale.

“Fatmirësisht ne nuk kemi më gjoba për vonesa. Faleminderit ish-përdoruesit që na e dërgoi këtë libër me postë, përfshirë edhe një çek për ta zëvendësuar me një kopje më të re”, shkruan ata. /Telegrafi/