LAJMI I FUNDIT:

Liberia hedh poshtë raportimet e mediave serbe, rikonfirmon njohjen e Kosovës

Liberia hedh poshtë raportimet e mediave serbe, rikonfirmon njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Liberisë nëpërmjet një deklarate zyrtare për media “ka hedhur poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe sociale për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës”.

“….Liberia ishte njëri nga vendet e para, që njohu sovranitetin e Kosovës me 30 Maj 2008, pas shpalljes së deklaratës së Pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar tek Deklarata e Përbashkët mbi Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besim të ndërsjellë dhe miqësi”, thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Liberisë, e cila mund të gjendet më poshtë.

Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Liberia nuk e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Kjo deklaratë është një dëshmi bindëse kundër lajmeve të rreme dhe propagandës së egër dhe të vrazhdë serbe kundër Kosovës, ashtu siç​ u dëshmua me shtetin e Guinea Bissau, Ganën dhe vende të tjera.


Ndryshe ditë më parë mediat serbe raportuan se ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlay i dorëzoi homologut të tij serb, Ivica Daçiq notën mbi tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/