Fondacioni “Ibrahim Rugova” ka botuar këto ditë një libër me titull “Liber amicorum për Sabri Hamitin” në shënim të 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. Në tekstin hyrës të librit thuhet: “Ky libër nuk është menduar si kurorë dafine e lavdisë akademike. Nuk është Festschrift, po një Liber amicorum me shkrime autorësh moshash e formimesh të ndryshme – prej miqve e kolegëve, të moçëm e të rinj, nga Kosova e Shqipëria – në nderim të shkrimtarit e të dijetarit Sabri Hamiti në 70-vjetorin e tij të lindjes.
Liber amicorum për Sabri Hamitin feston jetën dhe veprën e Profesor Hamitit.
Mosha e autorëve e përcakton rendin e teksteve të tyre në këtë libër, me përjashtim të fjalës së Ibrahim Rugovës, mikut e kolegut të tij të letrave, që rri në ballë të librit, mbasi sublimon veprën e Sabri Hamitit përmbledhtas e gjithanshëm.
Boshti rreth të cilit sillen shkrimet janë poezia, proza dhe dramat e Sabri Hamitit, po aq sa studimet e tij për letërsinë shqipe në tërësinë e saj, për Sabri Hamitin shkrimtar e dijetar të letërsisë.”
33 shkrime të 27 autorëve janë përmbledhur në mbi 400 faqe të librit “Liber amicorum për Sabri Hamitin”.
Shkrimet janë të autorëve: Ali Aliu, Ibrahim Rugova, Rexhep lsmajli, Floresha Dado, Bashkim Kuçuku, Zejnullah Rrahmani, Munish Hyseni, Sali Bashota, Besim Rexhaj, Muhamet Hamiti, Mark Marku, Kastriot Gjika, Kujtim Rrahmani, Femi Cakolli, Xhavit Beqiri, Vehbi Miftari, Persida Asllani, Dhurata Shehri, Agron Gjekmarkaj, Kujtim M. Shala, Bardh Rugova, Nysret Krasniqi, Agron Y. Gashi, Muhamed Çitaku, Arian Krasniqi, Mimoza Hasani, Albanë Mehmetaj.
Libri ka dalë në edicion të Fondacionit “Ibrahim Rugova”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit