LAJMI I FUNDIT:

LG sjell modelet K dhe Stylur 3 në CES 2017

LG sjell modelet K dhe Stylur 3 në CES 2017

Siç edhe pritej, LG ka njoftuar se do të lansojë një seri të re të telefonave përfshirë linjën K dhe Stylus 3. Të gjithë këta telefona do të debutojnë në shfaqjen CES 2017.

K10 është i fuqizuar nga procesori Mediatek MT6750 dhe ka ekran të madhësisë prej 5.3 inç. Sa i përket kamerave, kjo pajisje do të ketë kamerën 13MP në anën e pasme dhe kamerën me 5MP në anën frontale.

Pajisja punon me baterinë prej 2,800 mAh, sistemin operativ Android 7.0 Nougat dhe sensorin e gishtërinjëve.


Në anën tjetër, K8  fuqizohet nga procesori Snapdragon 425 dhe ofron ekran të madhësisë prej 5 inçëve. Konfigurimi i memories është 1.5GB me 16GB ndërsa kombinimi i kamerave vjen me 13MP/5MP. K8 poashtu punon me Android 7.0 mirëpo ka bateri me kapacitet më të vogël, prej 2,500 mAh.

K4 dhe K3 janë pajisje më të thjeshta dhe fuqizohen nga procesori Snapdragon 210, punojnë nën Marshmallow dhe kanë konfigurim të memories prej 1GB/8GB.

Madhësitë e ekraneve janë 5 dhe 4.5 inç, ndërsa konfigurimi i kamerave është 5MP/5MP dhe 5MP/2MP. Kapacitetet e baterive qëndrojnë mes 2,500 mAh dhe 2,100 mAh.

Telefoni Stylus 3 fuqizohet nga procesori Mediatek MT6750 dhe ka ekran prej 5.7 inçëve. RAM memoria ka kapacitet prej 3GB ndërsa hapësira e brendshme vjen me 16GB. Pajisja ka kombinim kamerash prej 13MP/8MP, punon me Android 7.0 dhe paketon baterinë prej 3,200 mAh. Sikurse bëhet e ditur nga emri, ky telefon do të vijë edhe me stilolapsin stylus pen.