LG me njoftim urgjent për përdoruesit e telefonave të tyre të mençur

LG do të ndalojë ofrimin e përditësimeve të softuerit dhe sigurisë për telefonat e saj.
LG ka njoftuar se do të ndërpresë zyrtarisht mbështetjen e softuerit për të gjitha pajisjet e saj mobile më 30 qershor 2025, duke përfshirë modelet e njohura si LG Velvet, Wing dhe seritë G dhe V.
Për tregun evropian, fundi i mbështetjes zyrtare të softuerit është në orën 5 pasdite.
Edhe pse LG u largua nga tregu i telefonave inteligjentë në vitin 2021, kompania vazhdoi të ofrojë përditësime të sigurisë dhe sistemit për përdoruesit ekzistues.
Kjo praktikë tani po merr fund zyrtarisht. Ja ndryshimet që do të ndodhin pas 30 qershorit:
Nuk do të jenë të disponueshme përditësime të reja të sistemit dhe sigurisë.
Aplikacioni LG Update Center dhe mjeti LG Bridge do të mbyllen.
Gjithashtu nuk do të jetë e mundur të shkarkohen aplikacionet e fabrikës në rast të rivendosjes së një pajisjeje.
Kompania i këshillon përdoruesit të instalojnë të gjitha përditësimet e disponueshme deri në fund të muajit, për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë maksimale të pajisjeve të tyre.
Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i një telefoni pa përditësime mund të paraqesë një rrezik sigurie dhe rekomandojnë kalimin në pajisje që ende kanë mbështetje aktive të softuerit.
LG e mbylli divizionin e saj të celularëve për shkak të humbjeve të viteve, por modelet e tyre kanë mbetur në treg falë përdoruesve besnikë dhe një dizajni të dallueshëm. /Telegrafi/



















































