Kompania LG ka mbajtur konferencën drejtpërdrejtë në ngjarjen MËC 2016, në të cilën ka prezantuar pajisjet e saj të reja.
Smartfoni i shumëpritur LG G5 – Dizajni
LG ka prezantuar smartfonin e saj të shumëpritur dhe të shumëpërfolur G5. Kohëve të fundit është spekuluar shumë për këtë telefon të avancuar dhe të gjitha këto spekulime dolën të jenë të vërteta.
Gjërat e para së pari – ky telefon posedon kornizën nga metali në pjesën anësore tastet për volum – njëjtë sikurse edhe telefonat tjerë të serisë “G”, transmeton Koha.net. Por, arsyeja pse duhet ta keni këtë telefon është se ky telefon vjen me dy kamera në pjesën e pasme dhe me sensorin për gjurmë të gishtave po ashtu në pjesën e pasme.
Vetë trupi i këtij telefoni është shumë i pastër. Format e tij janë të rrumbullakosura mirë dhe LG madje ka shtuar edhe një lakesë në maje të panelit të përparmë në mënyrë që ta bëjë tërë telefonin edhe më tërheqës.
Në maje të telefonit gjendet jack-u 3.5 milimetra, ndërsa në pjesën e poshtme gjendet porti për USB Type-C, një mikrofon dhe altoparlanti në anën e majtë. Pasi të shikoni më shumë në këtë pjesën e poshtme të telefonit, do të shihni se aty gjendet një shtesë e cila është më e reja që ka bërë kompania LG deri më tani. Pra aty gjendet një buton të cilin kur ta klikoni ju mund të largoni baterinë.
Megjithatë, këtu ka më shumë – ju mund të lidhni pajisje të ndryshme pasi të largoni baterinë, duke përfshirë kamerën, radion etj.
Hardueri
Në vazhdim të prezantimit të smartfonit të “çmendur” G5, ashtu edhe siç është raportuar edhe më parë, ky smartfon vjen me një veçori të veçantë pra me ekran gjithmonë “on” (të ndezur).
Kjo veçori është e thjeshtë, gjithmonë ndezur do të jenë informatat bazike të tilla si koha, data dhe njoftimet duke mos shpenzuar shumë bateri, vetëm 0.8 për qind në një orë.
Sa i përket baterisë, G5 vjen me bateri prej 2800 mAh, më pak se G4 i cili ka 3 mijë mAh.
LG G5 vjen me procesor të kompanisë Qualcomm, Snapdragon 820 SoC, ashtu siç është pritur, së bashku me 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.
Kamera
LG G5 vjen me dy kamera në pjesën a pasme, me këto veçori: autofokus, OIS të avancuar dhe sensorin Spectrum për ngjyra, të gjitha këto të huazuara nga paraardhësit e G5, por këtu kompania LG ka shtuar edhe veçorin tjetër që të tjerët nuk e kanë – atë të zmadhimit.
Tani ky telefon mund të bëjë fotografi të gjera deri në 135 shkallë.
Pra, në pjesën e pasme të këtij telefoni të “çmendur”, afër kamerës kryesore prej 16 megapikselë F/1.8 gjendet edhe kamera e dytë prej 8 megapikselë, përmes të cilave mund të bënë fotografi mahnitëse të cilat më parë nuk keni mund t’i bëni.
Aksesorët
Krahas prezantimit të telefonit të ri të avancuar janë prezantuar edhe aksesorë shtesë shumë interesante të cilat nuk i kemi parë deri më tani te kjo kompani.
Aksesori i parë të cilin e prezantoi LG është kamera shtesë LG Cam plus. Përmes kësaj kamere shtesë mund të bëni fotografi dhe video shumë interesante. Po ashtu kjo kamerë vjen edhe me baterinë shtesë prej 1200 mAh, që do të thotë se kapaciteti total i baterisë së telefonit mund të jetë deri në 4 mijë mAh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuperkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare
Bluetooth 6.0 më i shpejtë dhe më i fuqishëm vjen me këto përmirësime
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë