LAJMI I FUNDIT:

LG G4 Pro, do të jetë një “bishë” e Android?

LG G4 Pro, do të jetë një “bishë” e Android?

Deri më sot janë thënë shumë gjëra për modelin e ri të telefonit - LG G4 Pro dhe me sa duket, i njëjti do të vijë me karakteristika të avancuara.

LG G4 thuhet se do të ofrojë më të fuqishëm nga rivalët e tij në treg, përkatësisht Snapdragon 820.

Dhe bashkë me Qualcomm Snapdragon 820, LG G4 Pro gjithashtu do të vijë edhe me 4GB RAM dhe opsionet e memories prej 32GB ose 64GB.

Telefoni pritet të ofrojë edhe portin për që mund ta zgjerojë hapësirën e brendshme të telefonit me 256GB.


Kamerat e LG G4 Pro gjithashtu pritet të jenë të avancuara, ku kamera e përparme do të ofrojë 8 MP për Selfie, ndërsa kamera e pasme do të jetë masive me 27MP.

LG G4 Pro besohet se do të ofrojë ekranin me 5.8 inç në Quad HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve. Bateria e telefonit pritet të jetë edhe më e mirë sesa ajo e LG G4.

Nëse të gjitha këto specifika zyrtarizohen, atëherë LG G4 Pro mund të bëhet një model shumë i famshëm dhe i kërkuar i telefonit mobil / fabletit në Android. (Telegrafi)