LG Electronics do të lansoj telefonin e tyre të parë që mbështet teknologjinë e rrjetit të gjeneratës së pestë (5G), LG V50 ThinQ 5G, në tregun e brendshëm të premten, njoftoi kompania të mërkurën.
Gjigandi i teknologjisë fillimisht kishte planifikuar të lansonte telefonin më 19 prill, por e shtyu planin për të siguruar performancën e produktit të ri në rrjetet e gjeneratës së ardhshme.
Lansimi i telefonit 5G i LG do t’u japë konsumatorëve më shumë zgjedhje, pasi Samsung Galaxy S10 5G, i cili u publikua më 5 prill, ka qenë telefoni i vetëm që mbështet rrjetet 5G deri më tani.
Me lansimin e telefonit të ri, LG Electronics synon të rrisë performancën e njësisë së tyre të telefonave, e cila ka regjistruar humbje operative për 16 tremujorë radhazi deri në tremujorin e parë të këtij viti.
I shpalosur në Kongresin Botëror Mobil të Barcelonës në shkurt të vitit 2019, telefoni ka një platformë më të qëndrueshme dhe ofron karakteristika të pasura multimediale, sipas kompanisë.
“Ne do të sigurojmë përdoruesit benefite më të mëdha në mënyrë që ata të mund të përjetojnë performancë të shkëlqyeshme të V50ThinQ 5G”, tha Oh Seong-jin, i cili është përgjegjës për marketingun telefonik në LG Electronics.
Produkti i ri kushton 1.2 milion won në tregun e brendshëm, që i bie rreth 900 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Media Matters akuzon X-in e Musk për taktika ‘abuzive’ në padinë e re

Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Monitorët e rinj të Asus nuk shfaqin vetëm pikselë, por pastrojnë edhe ajrin

Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Nëse keni DVD, ato mund të mos funksionojnë më

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare