LAJMI I FUNDIT:

LG e bën lansimin global të modelit Zero

LG e bën lansimin global të modelit Zero

LG ka njoftuar se është duke e filluar lansimin global të modelit të saj të ri të telefonit të quajtur LG Zero, i cili zbarkoi në Evropë në fillim të këtij muaji.

LG Zero vjen me ekranin prej 5 inç në HD i cili përmban një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, ndërsa pajisja vjen edhe me procesorin quad core në 1.2GHz.

“LG do të fillojë lansimin global të telefonit të saj me trup metalik, LG Zero¹, duke filluar nga kjo javë. LG Zero ofron teknologji të avancuar të kamerës dhe karakteristika ekskluzive të ndërfaqes së LG G Series dhe paraqet një trup të plotë metalik për një përvojë më të avancuar dhe modern, thuhet në njoftimin e LG.

Karakteristikat tjera të telefonit përfshijnë edhe 1.5GB RAM dhe 16GB memorie, baterinë me 2050 mAh, si dhe kamerat në të dyja anët e pajisjes, njërën me 13MP, ndërsa kamera e përparme sjell 8MP për video dhe selfie. (Telegrafi)