Aktorja Leze Qena me lot në sy ka treguar për shoqërinë e përjetshme me Antoneta Shirokën.
Ne emisionin “Show Room me Gentën”, ajo kujtoi shoqërinë me të, derisa tregoi për dhimbjen që po përjeton tani pas vdekjes së saj.
“Ka qenë shoqja ime e vetme. Kohën e fundit nuk shiheshim shpesh, por kur doja shkoja tek ajo se në shtëpi ishte. Ka qenë zonja e parë e Prishtinës dhe ashtu ka vdek, sikur zonjë”, ka treguar aktorja.
Qena ka treguar se pak kohë para se shoqja e saj të ndërronte jetë, e kishe përmendur në një emision televiziv, ku kishte treguar për shoqërinë e tyre.
Mirëpo, ajo pendohet që e kishte përmendur, derisa thotë se tani e do vdekjen edhe për vete.
“Nuk po mund të pajtohem kurrsesi. Inshallah më merr me vete, pas këtij emisioni. Sikur e kam përmend e ka shkuar”.
“Ta kisha ditë nuk e kisha përmendur. Por, ndoshta kështu ka qenë fati me shkua ajo, e unë e përmenda”, tha ajo.