LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja FOL kritikon qeverinë për mospublikimin e kontratës së autostradës

Lëvizja FOL kritikon qeverinë për mospublikimin e kontratës së autostradës

Lëvizja FOL është njoftuar se Ministria e Infrastrukturës ka bërë ankesë kundër Aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, përmes së cilës është aprovuar si e bazuar kërkesë-padia e Lëvizjes FOL për qasje në dosjen e tenderit për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare dhe kopjen e kontratës për ndërtimin e kësaj autostrade.

FOL konsideron se pavarësisht të drejtës ligjore në ankesë që e ka Ministria e Infrastrukturës kundrejt këtij Aktgjykimi, qëllimi kryesor i kësaj ankese është mbajtja e fshehtë e kësaj kontrate si deri më tani.

Këtë gjë e vërteton edhe fakti se njëra nga pikat e ankesës ka të bëj me ruajtjen e konfidencialitetit të Kontratës, përkundër që ajo është një Kontratë publike.


Kjo edhe njëherë tregon se Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme për publikimin e kontratës dhe dosjes së tenderit për ndërtimin e kësaj autostrade, gjë që shkel rëndë të drejtën e qytetarëve për të ditur se si janë shpenzuar paratë e tyre.

FOL pret nga Gjykata e Apelit që të vërtetoj aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në një afat sa më të arsyeshëm dhe të obligoj Ministrinë e Infrastrukturës të lejoj qasjen në dokumente publike siç ishte edhe kërkesa e FOL tetë vite më parë.

FOL konsideron se tendenca për zvarritjen e këtij procesi nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, përkatësisht Qeverisë së Kosovës është goditje direkte ndaj transparencës dhe llogaridhënies, thuhet në komunikatën e dërguar.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori