LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa zhvilloi takime me ambasadorin e Norvegjisë dhe Christian Strohal (Foto)

Lëvizja Besa zhvilloi takime me ambasadorin e Norvegjisë dhe Christian Strohal (Foto)

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar takim me Arne Sannes Bjornstand, Ambasador i Norvegjisë. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj deputetëve në Kuvend dhe kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në zgjidhjen e krizës politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e Besës e kanë njoftuar zyrtarin e lartë për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në zhbllokimin e këtij ngërçi politik.

Me këtë rast Lëvizje BESA ka theksuar se ajo mbetet e përkushtuar më zgjidhjen e krizës, duke bërë thirrje që të respektohet vullneti i shumicës, që sa më shpejt të vihen në funksion institucionet e shtetit dhe kështu të fillojë realizimi i reformave të domosdoshme që do ta rikthenin vendin në agjendën euro-atlantike.


Poashtu në përbërje të deputetëve Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, u takuan me Christian Strohal, këshilltar i Kryesuesit aktual të OSBE-së. Në takim ishte e pranishme edhe Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen. Në këtë takim u fol për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe për mundësinë e normalizimit të gjendjes.

Me këtë rast deputetët e BESËS e njoftuan Strohal për qëndrimin konstruktiv që e ka mbajtur Lëvizja BESA gjatë gjithë këtij procesi. Përkitazi me këtë deputetët e BESËS shprehën gatishmërinë e tyre që edhe më tej të kontribuojnë për kthimin e rendit, qetësisë dhe të vlerave demokratike në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori