Lëvizja Besa ka vazhduar me reagimet rreth listave zgjedhore në Maqedoni. Ata në komunikatën e dërguar tek Telegrafi Maqedoni sot kanë thënë se Qeveria aktuale “shpërblen” mërgatën shqiptare me “pastrim nga lista”.
”Me këtë akt pushteti aktual OBRM-PDUKM dhe BDI (PDSH), së bashku me LSDM-në opozitare, përpos tendencës për reduktimin e votuesve shqiptarë në përgjithësi, godet drejtpërdrejt kategorinë e njerëzve që vazhdimisht kontribuojnë për vendin, respektivisht mërgimtarët tanë, që me remitancat e tyre ndihmojnë dukshëm në ekonominë e Maqedonisë. Për këtë edhe vetë guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov, ka pohuar se afër 20 % e Prodhimit Bruto Vendor, pra rreth 1.6 miliardë euro, mbushet nga remitancat, duke konfirmuar tezën se pikërisht remitancat janë ato që e mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë. Thënë më konkretisht, mërgimtarët shqiptarë janë ata që e shpëtojnë Maqedoninë nga falimentimi, duke sjellë mbi 1 miliard euro për çdo vit. Gjithashtu remitancat e mërgimtarëve ndihmojnë në rritjen e devizave në qarkullim, duke stabilizuar rezervat devizore dhe luajnë rol kryesor në zbutjen e deficitit tregtar, madje pothuajse e mbulojnë këtë deficit i cili vazhdimisht shënon rritje. Këtu nuk guxojmë ta harrojmë edhe faktin se remitancat paraqesin edhe burimin e vetëm të financave për shumë familje dhe ndikojnë në zbutjen e varfërisë së skajshme që mbretëron në vend.
Edhe përkundër kësaj, qeveria aktuale e çiftit OBRM-PDUKM dheBDI, si kundërshpërblim (peshqesh) për kontributin e tyre, mërgimtarët i largon nga listat e votimit dhe i bën “qytetarë ilegalë” në shtëpinë e tyre. Këtë që ua bën shqiptarëve, Qeveria OBRM-PDUKM dhe BDI (e mbështetur edhe nga PDSH e LSDM), është manifest i social-fashizmit shtetëror dhe mendësisë sllavo-maqedonase se shqiptarët në Maqedoni mund të qëndrojnë si shërbëtorë që sjellin ujemin vjetor, normal me aminin e vasalëve shqiptarë në pushtet.
Duke parë këtë shkallë të lartë të mosmirënjohjes dhe diskriminimit me trajta racizmi, pyesim se deri kur Qeveria e Maqedonisë do t’i konsiderojë mërgimtarët tanë vetëm kategori shfrytëzimi?
Duke mësuar fatkeqësisht nga leksionet e këqija që ky pushtet ua jep mërgimtarëve tanë, Lëvizja BESA deklaron se assesi dhe në asnjë variant nuk do të lejojë nënçmimin e mërgatës shqiptare, ndërsa do të angazhohet fuqishëm që ta parandalojë këtë tendencë për fshirje të tyre nga listat e votimit. Ne nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet kontributi i vazhdueshëm i mërgimtarëve tanë dhe ata të llogariten shërbëtorë në shtëpinë e tyre. ” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles