LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa dhe LSDM kundër iniciativës për amnistimin e dhunuesve më 27 prill

Lëvizja Besa dhe LSDM kundër iniciativës për amnistimin e dhunuesve më 27 prill

Lëvizja Popullore e Maqedonisë e udhëhequr nga Janko Baçev, ka dorëzuar në Kuvend Propozim ligj për amnistimin e pjesëmarrësve në dhunën e shkaktar në Kuvend, më 27 prill. Lëvizja Besa dhe LSDM kanë dalur kundër faljes së dhunuesve të deputetëve dhe gazetarëve.

Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov tha se propozim ligji do të hidhet poshtë dhe se nuk do të mund të falen ata që tentuan vrasjen e deputetëve.

LPM propozon ligj për amnisti për pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit
Lexo po ashtu LPM propozon ligj për amnisti për pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit

“Nuk mund të ketë qëndrim më ndryshe përveç atij për hedhjen poshtë të kërkesës për zgjidhje të tillë ligjore. Në Reopublikën e Maqedonisë përfundimisht patjetër duhet të sundojë drejtësia. Të amnestohet sjellja e hapjes së dyerve nga ana e deputetëve, me qëllim që turmë e dhunuesve të hyjë dhe të sulmojë deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, nuk është dhe nuk mund të jetë akti i vullnetit të mirë nga kushdoqoftë”, tha për TV Shenja, Petre Shilegov.


Ndërsa Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa theksoi se, nga partia e tyre nuk do të përkrahet një iniciativë e tillë, për shkak se siç tha, për shkak se të gjithë ata që janë përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Ndërsa nga BDI dhe OBRM-PDUKM thanë se nuk janë të informuar për propozimin e dorëzuar nga LPM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori