LAJMI I FUNDIT:

‘Let’s Do It Kosova’ largon shumë mbeturina

‘Let’s Do It Kosova’ largon shumë mbeturina

‘Let’s Do It Kosova’ ka shënuar sot 5 Qershorin, Ditën Botërore të Mjedisit, përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme dhe organizimit të aksioneve të pastrimit në dy lokacione.

Në ora 12:00, Let’s Do It Kosova së bashku me qindra vullnetarë nisën aksionin për pastrimin e hapësirave përreth Liqenit të Vermicës, nga ku janë larguar 200 thasë me mbeturina.

Ky aksion në Ditën Botërore të Mjedisit, u mbajt në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).


Një aksion tjetër u suksesshëm në kuadër të këtij projekti u realizua edhe në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës, nga ku janë larguar 50 thasë të tjerë me mbeturina të hedhura vend e pavend. Por, aktivitetet nuk u ndalwn me kaq. Pas përfundimit të këtij aksioni pastrimi, në Lagjen “Arbëria” janë mbjellur fidanë “Pulownia” të cilët janë dhuruar nga Kompania “Liridoni”.

Let’s Do It Kosova njofton se edhe më tej do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të projektit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK) “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Ky projekt do të vazhdojë me aktivitete për monitorimin dhe promovimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2015 për Ndëshkime me Gjoba Mandatore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori