Në një intervistë të rrallë në vitin 1986, Nënë Tereza tha për CBS News se kishte dëgjuar një thirrje, e cila ishte bazuar tek besimi i padiskutuar.

“Ata janë të gjithë fëmijët e Zotit, të dashur dhe të krijuar nga e njëjta zemër e Zotit”, u shpreh ajo.


Mirëpo, më vonë, doli se Nëna Tereze ishte aq në dyshim për besimin e saj, saqë u frikësua se mos ishte hipokrite, ka raportuar korrespondenti i CBS News, Mark Phillips. Në një libër që përmbledh letrat që ajo shkroi për miqtë, dyshimet e saj janë të dukshme. Pasi filloi punë në lagjet e varfra në Kalkutë, shpirti u largua nga Nënë Tereza.

“Ku është besimi im?” shkroi ajo. “Edhe në thellësitë më të thella, nuk ka asgjë, por boshllëk dhe errësirë... Nëse do të kishte Zot, i lutem të më falë”.

Tetë vite më vonë, ajo iu kthye sërish rishikimit të besimit të saj të humbur.

“Kaq shumë mall i thellë për Zotin... Bosh, pa besim, pa dashuri, pa zell”, është shprehur ajo.

Kur fama e saj u rrit, besimi refuzoi të kthehej. Buzëqeshja e saj, siç thoshte vetë ajo, ishte një maskë.

“Për çfarë po punoj unë?”, pyet ajo në njërën nga letrat. “Nëse nuk do të kishte Zot, nuk do të kishte as shpirt. Nëse nuk do të kishte as shpirt, atëherë, as ti Jezus, nuk je i vërtetë”.

Letrat janë mbledhur nga Brian Kolodiejchuk, prifti që i ka propozuar Vatikanit shenjtërimin e Nënës Tereze. Ai është shprehur se turbullira e saj shpirtërore, në fakt, e ka ndihmuar vetë atë.

“Tani ne kemi këtë botëkuptim të ri, këtë dritare të re për botën e saj të brendshme dhe për mua, kjo duket gjëja më heroike”, tha Kolodiejchuk.

Siç e tregojnë edhe letrat e saj, Nënë Tereza vdiq e mbushur me dyshime. Madje, ajo i kishte ndërprerë edhe lutjet. Kisha vendosi që t’i ruante letrat e saj, edhe nëse njëra prej dëshirave të saj ishte që ato të shkatërroheshin. Ndoshta tani ne e dimë pse.

Mësimet dhe porositë e Nënë Terezës janë një testament i ri për njerëzimin. Me rastin e 104-vjetorit në Nënë Terezës, ne po ju sjellim disa nga shprehjet më frymëzuese dhe prekëse të saj.

1. Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyre, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

2. Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

3. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

4. Shoh Zotin në çdo njeri. Kur laj një të sëmurë me lebër, ndjej se po kujdesem për Zotin. A nuk është kjo një eksperiencë e bukur?

5. Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t'u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

6. Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

7. Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

8. Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

9. Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

10. Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij. /Shekulli/