Letra emocionuese për Messin nga ish-mësuesja e tij që i nxjerri lotët argjentinasëve
Lionel Messi ka vendosur që t’i jap fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës. Të gjithë tifozët janë kundër kësaj, por ylli duket i vendosur.
Ai ka marrë një letër publike nga ish-mësuesja e tij, Yohana Fucks, letër e cila është publikuar nga portali i njohur goal.com.
Letra e plotë:
Lionel Messi,
Ju mbase kurrë nuk do ta lexoni këtë letër. Por nuk prish punë. Do ta shkruaj sido që të bëhet. Po e shkruaj jo si adhuruese futbolli, por si mësuese argjentinase, e këtij profesioni e kam zgjedhur me zemër dhe që e dua, siç e doni ju futbollin.
Do të mund të shkruaja pa problem për talentin tënd të mrekullueshëm në sportin më të popullarizuar në vendin tonë, për kënaqësinë që më fal mua duke qenë pjesë e gjeneratës që është me fat që mund t’ju shoh duke shpalosur magjinë me këmbët tuaja ose për adhurimin që gëzoni në të gjitha cepat e botës. Por kjo do të ishte vetëm përsëritje e klisheve. Në vend të kësaj po ju kërkoj të më ndihmoni në një sfidë larg më të madhe se ato me të cilat ndonjëherë jeni përballur. Dua që të më ndihmosh që të brumos karakterin e atyre fëmijëve që të shohin si hero futbolli dhe si shembull për t’u ndjekur.
Nuk ka rëndësi se me sa përkushtim dhe dashuri i përvishem punës, sepse asnjëherë nuk do ta gëzojë prej nxënësve të mi mahnitjen e pabesueshme që u fal ti. E tash, do ta kuptojnë se është dorëzuar idhulli i tyre më i madh. Të përgjërohem që të mos ua falësh kënaqësinë atyre mediokërve; atyre që të frustruar prej dështimit të mijëra ëndrrave të tyre, nxjerrin dufin kundër një lojtari futbolli, atyre që flasin për të tjerët pse gjithkush mund të thotë e bëjë çfarë t’i teket. Andaj, po të them se këto fjalë burojnë prej zemrës së një mësueseje, pavarësisht largësisë ndërmjet nesh dhe vesit të krisur argjentinas se puna e tjetrit është e lehtë, se shënimi i golave është si punë e lehtë ai ndërtimi i një shtëpie për një trashëgimtar.
Është kjo farë e sëmurë për ta rrëzuar tjetrin përtokë, ose që të gjykohet me gjykime idiotike e me arrogancë puna e tjetrit, duke çmuar vetëm triumfet dhe duke mos pranuar kurrfarë gabimesh, ato gabime që tregojnë se jemi qenie njerëzore dhe se mund të mësojmë prej tyre.
Të lutem mos u dorëzo, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se ky vend kujdeset vetëm për triumfin dhe lavdinë e të parit. Mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se pavarësisht sa i suksesshëm të jesh në jetë, kurrë nuk do t’ia dilni t’i kënaqni të gjithë, dhe për më zi, të mos mendojnë nxënësit e mi se duhet të jetojmë për qejf të tjerëve, e jo për vete.
Mos ua përço nxënësve të mi këtë mesazh të gabuar, pavarësisht prej armiqësive të shumta para vetes, duke luftuar me mish e me shpirt prej fëmijërisë që të bëheni triumfuesi që jeni sot, e duke e ditur se të gjithë ata zemërprishur që s’lanë gjë pa thënë kundër jush, do të vdisnin që të mbërrinin majat tua.
Nëse dikush si puna jote, që kishe familjen në krah, që ka pasurinë personale dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve, nuk mund t’ia dalë në krye, si mund nxënësit e mi të besojnë se janë të zotë t’ia dalin përballë aq shumë betejave ditë pas dite?
Me nxënësit e mi nuk flas për Messin e mrekullive në futboll, as për ato mijëra gjuajtje të lira që i ushtron për ta çuar topin në kënd; aty ku s’e kapë dot asnjë portier. U flas nxënësve të mi për Messin që ka marrë injeksione të panumërta për të luftuar për ëndrrën e tij; për Messin që me paratë e fituara prej tij, u ndihmon fëmijëve që kanë probleme si të tijat dikur; u flas nxënësve të mi për Messin e rritur, burrin që ka krijuar familje dhe merret me punën më të rëndësishme në jetë; të qenit prind i mirë; u flas nxënësve të mi për Messin, që e ndal një adhurues që i turret, që të mos lëndohet; u flas nxënësve të mi për Messin, që edhe mund ta huq penaltinë, sepse huqet na bëjnë qenie njerëzore dhe se edhe më i mrekullueshmi i kohës tonë nuk është krejt i përsosur.
Mos u dorëzo, mos e zhvesh fanellën me ngjyrat e atdheut tonë, sepse kur e vesh atë fanellë, je argjentinas që na përfaqëson të gjithëve. Nuk është se ne presim medalje dhe kupa që të jemi krenarë me ty. Të përgjërohem, mos lejo që nxënësit e mi të mendojnë se të dalësh i dyti në garë është humbje, dhe se vlera e një personi lidhet me atë se sa shumë trofe ka në kabinetin e tij, ose humbja e një ndeshjeje është edhe humbje e lavdisë.
Nxënësit e mi, Messi, duhet ta kuptojnë se heronjtë fisnikë, qofshin mjekë, ushtarë, mësues apo futbollistë, janë ata që japin më të mirën nga vetja për të mirën e të tjerëve, edhe duke e ditur se askush nuk do t’i çmojë për më tepër, edhe duke e ditur se nëse shënojnë suksese, suksesi do të jetë i të gjithëve, mirëpo dështimi është ai që u faturohet vetëm atyre.
Megjithatë, ata kurrë nuk dorëzohen. Por mbi të gjithë, kanë guxim dhe heroizëm kur luftojnë dhe i kapërcejnë dështimet me trimëri dhe dinjitet, megjithëse e gjithë bota mbarë themi se kurrë nuk do t’ia dalim në krye.
Dhe një ditë ata do t’i gëzohen triumfit më të madh: do të ndihen të lumtur me suksesin e tyre, me demonët me të cilët u detyruan të përballeshin, që asgjë më të mos i ndalë. Të gjithë po flasin për punën e ‘topave’, por unë besoj në fuqinë e zemrës tënde. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga
Ylli i Real Madridit thyen heshtjen dhe flet për transferimin e mundshëm të Alexander-Arnold
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai ‘ëndërron’ t’i bashkohet
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025