LAJMI I FUNDIT:

LETRA E MBRËMJES

LETRA E MBRËMJES

Poezi nga: Rene Char
Përktheu: Faslli Haliti

Ende dhe një herë viti i ri na ngatërron sytë.
Përgjimi është prej barërash të lartë
që s’kanë dashuri,
nëse jo me zjarrin dhe burgun që kafshojnë.
Pastaj do të jetë hiri i fitimtarit
dhe tregimi i së keqes.
Do të jetë hiri i dashurisë.
Trëndafili i egër
që mbijeton me parandjenjën e vdekjes.
Do të jetë hiri imagjinar për ty,
i jetës sate të palëvizshme
mbi konin tënd të hijes.