LAJMI I FUNDIT:

Letra dërguar shteteve të BE-së dhe SHBA-së, Haradinaj sqaron se pse vendosi taksën për produktet serbe (Dokument)

Letra dërguar shteteve të BE-së dhe SHBA-së, Haradinaj sqaron se pse vendosi taksën për produktet serbe (Dokument)

Në një letër dërguar vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detajet se pse Kosova ka marrë vendimin për vendosjen e taksës prej 100 për qind, për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në letër, të siguruar nga Telegrafi, thuhet ndër tjerash se Republika e Kosovës i njeh detyrimet që dalin nga CEFTA dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përmbushur në mirëbesim të gjitha obligimet.

Megjithatë, siç thuhet tutje, përderisa Kosova i zbatonte plotësisht obligimet e saj, ajo vazhdimisht përballej dhe raportonte për mos respektimin nga Republika e Serbisë dhe Bosnjës së Hercegovinës të obligimeve që dilnin nga CEFTA dhe ligjet e tjera të zbatueshme ndërkombëtare.


“Të dy këto shtetet kanë bërë veprime të cilat shkelin detyrimet e CEFTA-së, ndërhyjnë në rendin e brendshëm kushtetues, dhe kërcënojnë sovranitetin, sigurinë dhe politikat publike të Kosovës”, thuhet në letër.

Në rastin e Republikës së Serbisë, shkruan tutje letra, këto veprime janë në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithashtu, republika e Serbisë ka shkelur Kapitullin 35 të BE-së për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila kërkon ‘angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë drejt një përmirësimi të dukshëm dhe të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën’”.

Në këtë drejtim, theksohet se pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, bizneset kosovare u përballën me pengesa shumë më të më të mëdha në eksportimin e produkteve në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Rrjedhimisht, eksportuesit e Kosovës u përjashtuan nga qasja në tregje të caktuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, pasi asnjëra nga këto vende nuk lejonte automjetet e Kosovës të kalojnë në territorin e tyre. Eksportuesit e Kosovës u detyruan të gjejnë rrugë alternative të qasjes, të cilat rezultojnë në shpenzime shtesë udhëtimi, logjistike dhe administrative. Natyra e mallrave që prishen përjashton çdo rrugë tjetër alternative”.

Madje, siç potencohet tutje, Qeveria e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset individuale të Kosovës kanë raportuar rregullisht shkeljet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë edhe mospranimin e vulave doganore të Kosovës, ndalesat arbitrare doganore, barrierat e panevojshme teknike dhe procedurale dhe masa të tjera jo fiskale.

“Këto ankesa janë regjistruar në bazën e të dhënave të CEFTA dhe janë dorëzuar tek organet e ndryshme të CEFTA përfshirë komitetin e përbashkët për konsultime dhe nën-komitetin për barrierat jo-tarifore. Këto ankesa u janë dorëzuar edhe autoriteteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Megjithatë, kjo nuk rezultoi me ndonjë konsultim apo rezolutë: Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në mënyrë të vazhdueshme kanë dështuar të adresojnë si duhet këto çështje. Edhe në rastet e rralla kur trajtoheshin ankesat, prapë barrierat e njëjta shpërfaqeshin në mënyrë të përsëritur”, thuhet ndër tjerash në letrën e Haradinajt, dërguar shteteve të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Më poshtë keni letrën e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori