Një leopard ka lënduar katër persona kur iu vërsul turmës në një zonë të gjelbëruar në Indi.
Kjo kafshë e egër ishte shfaqur befasisht para turmës së njerëzve të cilët u pushtuan nga paniku kur e panë se iu vërsul atyre, duke i detyruar të vrapojnë pa kontroll në të katër anët, transmeton Telegrafi.
Një video amatore e filmuar me telefon të mençur shfaq leopardin duke vrapuar me shpejtësi të “dritës”, dhe menjëherë ua ngul dhëmbët e mprehtë katër personave.
Por, duket se ishte sulmi tinëzar që i zuri në befasi turmën që nuk e kishin parë nga bari i madh, dhe duket ditur se leopardi është “mjeshtër” i kamuflimit, nuk është për t’u çuditur sesi nuk e kishin vërejtur.
Pas intervenimit të ekipeve të specializuara në kapjen e leopardëve, kjo kafshë e egër është rikthyer në kafaz, ndërsa të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital, ku është konstatuar se janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/