LAJMI I FUNDIT:

Lenovo ThinkPad X120e

Lenovo ThinkPad X120e

Nga Lenovo vjen një ultra-laptop i bazuar në platformën e re Brazos të AMD-së me diagonale të ekranit prej 11.6 inçësh.

Laptopi vjen me procesorin 1.6-gigahercësh E-350 me dy bërthama dhe grafikë Radeon HD 6310. Pesha e laptopit është një kilogram e gjysmë, është integruar bateria prej gjashtë qelish e cila ofron autonomi pune prej gjashtë orësh, e nga mundësitë pa tela në të janë Wi-Fi, dhe si opsion vijnë Bluetooth dhe moduli 3G.

Me dërgesa të këtij laptopi Lenovo fillon gjatë muajit të ardhshëm me çmim fillestar prej “diç më pak se 400 dollarësh” – për tregun amerikan. /Telegrafi/