LAJMI I FUNDIT:

Lenjani shënon supergol në fitoren e thellë të Sionit ndaj Thunit (Video)

Lenjani shënon supergol në fitoren e thellë të Sionit ndaj Thunit (Video)

Sioni ka fituar në shtëpi ndaj Thunit me rezultat të thellë 7-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superligës së Zvicrës.

Sioni i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve, pikërisht në një ndeshje shumë të vlefshme ndaj një rivali direkt për mbijetesë.

Skuadra e Maurizio Jacobacci e ka dominuar gjithë takimin duke shënuar tri gola në pjesë të parë dhe katër tjera në pjesën e dytë në fitoren e thellë 7-2.


Pas paraqitjes së mrekullueshme, Lenjani në formacionin e javës në Zvicër
Lexo po ashtu Pas paraqitjes së mrekullueshme, Lenjani në formacionin e javës në Zvicër

Padyshim goli më i bukur i kësaj ndeshje ishte ai i reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.

Lenjani është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Sioni

Anësori shqiptar shënoi një supergol në minutën e 47-të duke quar rezultatin në 4-1.

Goli i Lenjanit erdhi nga një pozitë jo e volitshme duke befasuar kështu portierin e Thunit, por edhe shumë e shumë të tjerë, pasi është gol që shihet rrallë.

Lenjani në formë të lartë, asiston për Kasamin dhe i sigurojnë një pikë Sionit (Video)
Lexo po ashtu Lenjani në formë të lartë, asiston për Kasamin dhe i sigurojnë një pikë Sionit (Video)

Në këtë ndeshje për vendasit e Sionit shënoi edhe futbollisti tjetër me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami (69′), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Sioni i rrit shpresat për mbijetesë në Superligën e Zvicrës, ndërsa në javën e ardhshme udhëton te Baseli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori