Shtypja e lartë e gjakut, ndryshe njohur si hipertensioni, i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës – ku vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është i prekur nga një sëmundje një në çdo katër persona.

Ushqimet e caktuara mund të kenë ndikim negativ në shtypjen e lartë të gjakut, posaçërisht ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të kripës, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ka disa ushqime tjera të cilat përmbajnë kalium, magnez e fibra dhe që ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

High blood pressure Add this juice into your diet to help control symptoms 1339239

Sipas ekspertëve, kaliumi është mineral i cili ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut duke i balancuar efektet negative që kripa i ka në trupin tuaj.

Në fakt, ata tregojnë se lëngu i portokallit është burim i mahnitshëm i kaliumit.

High blood pressure Add this juice into your diet to help control symptoms 1339243

Kalium mund të gjeni edhe në patate, banane, jogurt dhe në qumësht pa yndyrë.

Edhe tuna është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Vlen të ceket se hipertensioni mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, madje mund të shpijë edhe në sulm të zemrës e të trurit, prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni atë. /Telegrafi/