Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 06:30 në një aksident i cili ndodhi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.