Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan mori një lëndim në trajnim me kombëtaren dhe është në dyshim për miqësoren e Belgjikës me Meksikën.

Nainggolan sapo ishte rikthyer pas një mungese katër mujore te kombëtarja e Belgjikës, por u tregua shumë i pafat.


Trajneri Roberto Martinez tha në konferencën e shtypit më parë se Nainggolan do të jetë sot (e premte) në fushë kundër Meksikës.

Megjithatë, Federata belge lëshoi një deklaratë që konfirmonte se mesfushori i Romës ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjeve.

GettyImages 692655474 Nainggolan gjatë paraqitjes së fundit me Belgjikën (Getty Images)

“Radja duhej të largohej nga stërvitja më herët për shkak të dhimbjes së ijëve”.

“Ekzaminimet shtesë bëhen nesër (sot), por ai është i pasigurt për Belgjikë-Meksikë”, përfundon njoftimi i belgëve.

Herën e fundit Nainggolan ka veshur fanellën e Belgjikës ishte kundër Republikës Çeke më 5 qershor.

Mediat italiane raportojnë se lëndimi i belgut nuk duket edhe aq i lehtë dhe mund të rrezikoj paraqitjen në derbi ndaj Lazios me 18 nëntor. /Telegrafi/

telegrafi sport app