Mbrojtësi i Brazilit, Marcelo, është detyruar ta lërë fushën në pjesën e parë kundër Serbisë.

Ai kishte dhimbje të mëdha kur u zëvendësua, por nuk u kuptua se për çfarë dëmtimi po bëhet fjalë.


Pas ndeshjes mjeku i kombëtares braziliane Rodrigo Lasmar, ka shpjeguar situatën dhe pse lojtari doli nga loja.

GettyImages 985445482 Marcelo duke e lënë fushën (Getty Images)

“Bëhet fjalë për një ngërç në muskujt e shpinës, që nuk e lejonin Marcelon të luante”.

“Dysheku i hotelin që po qëndronim në Moskë mund të jetë arsyeja, pasi Marcelo nuk ka fjetur mirë”.

“Është ende herët për të dhënë një diagnozë të sajtë, Marcelo u ndje më mirë pas fizioterapisë që kryem në stadium, por duhet pritur edhe 24 orë”.

GettyImages 985438750 Momenti i zëvendësimit (Getty)

“Të shohim në ditët e ardhshme, se si do të shkojë mjekimi i tij. Nuk e dimë saktë se a do të jetë në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë mjeku i klubit.

Vetë Marcelo ka shkruar në Twitter së është mirë dhe se është i lumtur për fitoren e arritur.

“Do të kthehem shumë shpejt. Falë Zotit, nuk ishte asgjë serioze. Jam shumë i lumtur për fitoren”, shkroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app