LAJMI I FUNDIT:

LEN: BDI po rikthen komunizmin dhe konceptin e “shqiptarëve të ndershëm”

LEN: BDI po rikthen komunizmin dhe konceptin e “shqiptarëve të ndershëm”

Lidhja Europiane për Ndryshim në një kumtesë për media thotë se me shqetësim po ndjek fushatën e BDI dhe Këshillin gjyqësor për shkarkimin e Besa Ademi nga pozita e kryetares së Gjykatës Supreme.

Nga LEN thonë lufta për shkarkimin e zonjës Ademi ka për qëllim kthimin e Gruevskit dhe amnestimin e plotë të tij.

Ata thonë se “strategjia per komprometimin e Ademit është prodhuar në ministrinë e propagandës të Artan Grubit, ndërsa fushata realizohet përmes portaleve-fantome të cilat e kanë selinë në po këtë minisitri.


“Paralajmërimet e sotme për shkarkimin e zonjës Ademi nga posti i Kryetares së gjykatës konfirmojnë se Lidhja Europiane për Ndryshim kishte te drejtë – se presioni politik është i drejtuar nga qeveria tek gjykata supreme, si pengesë e fundit për kthimin e Gruevskit. Kishim të drejte kur pyetëm a po përgatitet kthimi i Gruevskit me ndihmen e BDI, kishim te drejtë kur alarmuam për presionet politike nga BDI drejtuar kundër Besa Ademit!”.

“Ideatori dhe ekzekutori i kthimit të Gruevskit – BDI, sot ka dëshmuar edhe një herë se ajo që dikur ishte parti politike e udhëhequr nga idealet, sot është kthyer në strukturë parapolitike e udhëhequr nga intereset, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Duke u kthyer në sponzor të shkarkimit të Besa Ademit, BDI ka konfirmuar pretendimet tona se sot në Maqedoninë e Veriut, një shqiptar mund të përparojë vetëm si i dëgjueshëm i pushtetit dhe servil i BDI-së, jo për shkak se është i kualifikuar, i aftë, i ditur!”.

“Në kohen e masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë, shqiptarët të cilët nuk e kishin refuzuar dëgjueshmërinë pushtetit quheshin ‘shqiptarë të ndershëm’. Duke e luftuar Besa Ademin, BDI po na kujton se ‘shqiptari i ndershëm’ nuk është zhdukur! ‘Shqiptari i ndershëm’ sot është kudo ku BDI ka instaluar njerëzit e vet që punojnë për partinë, jo për popullin”, thonë nga LEN.

Ndryshe, ditë më parë partitë opozitare shqiptare në RMV, Lëvizja Besa, Alternativa, dhe Lëvizja Demokratike nënshkruan deklaratë për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme në vend dhe formuan koalicionin Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori