Jemi mësuar me një imazh të Gjermanisë këto vite. Ky vend ka bum ekonomik, të ardhurat nga tatimet rriten gjithmonë. Por kohët e fundit po shtohen shenjat se ekonomia gjermane po e humb hovin e viteve të fundit.
Disa herë në muajt e kaluar prognozat e rritjes ekonomike gjermane u korrigjuan për poshtë, indikatorë të rëndësishëm tregojnë po ashtu një tendencë rënieje, së fundmi mjaft qartë.
Në dhjetor 2018, indeksi i Instituti Ekonomik i Mynihut (IFO), një nga barometrat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane ra për të katërtën herë, madje ndjeshëm. IFO ka pyetur 9,000 menaxherë se si e shohin gjendjen në gjashtë muajt e ardhshëm.
“Kemi një sërë rreziqesh politike para nesh, duke filluar me grindjen tregtare SHBA-Kinë, BREXIT-in, deficitin buxhetor italian, si edhe kthesën e Francës së fundmi nga reformat”, është shprehur Uwe Burkert, kryekonomiste e bankës së Landit Baden-Württemberg.
Edhe ekonomisti i bankës Deka, Andreas Scheuerle thotë se “në të njëjtën kohë shohim revizionimin e prognozave koniunkturore, po ashtu procesi i BREXIT-it po bëhet gjithnjë e më kaotik. Kësaj i shtohen protestat në Francë në dhjetor, partneri i dytë më i madh tregtar i Gjermanisë”.
Pavarësisht se si përfundon grindja tregtare mes SHBA e Kinës dhe SHBA e BE, ajo ka për të pasur efektet e saj në ekonominë gjermanë. Politika tregtare e Donald Trumpit, “America First” e vë para vështirësisht modelin ekonomik gjerman të orientuar nga eksporti. Ky model është i varur nga tregtia e lirë dhe zinxhirët funksionues ndërkombëtarë të furnizimit. Nuk të habit rezultati i një sondazhi të Institutit Ekonomik gjerman (IW) në Köln, ku vetëm 7 nga 48 shoqata të degëve të ekonomisë janë optimiste për të ardhmen. Në fund të vitit 2017 ishin 28 syresh mjaft optimiste.
E kërcënon ekonominë gjermanë pas një faze të gjatë rritjes ekonomike recesioni? Në tremujorin e tretë të vitit 2018 fuqia ekonomike gjermane ra me 0.2 për qind, të gjithë presin me interes shifrat e tremujorit të fundit që Zyra Federale e Statistikave publikon më 14 shkurt. Sepse nëse në dy tremujorë njëri pas tjetrit bie prodhimi i përgjithshëm bruto i vendit atëherë flitet zyrtarisht për recesion ekonomik.
Megjithatë kreu i Institutit të Ekonomisë gjerman, Michael Hüther paralajmëron në bisedë me Deutsche Welle nga paniku.
“Ka më shumë rërë zhurmuese nëpër motorë, por nuk ka ngecje të plotë të tyre”, shprehet ai figurativisht.
Megjithatë dyshimet rriten.
Dieter Kempf, president i Shoqatës së Industrisë Gjermane (BDI) është pjesë e kampit të pesimistëve.
“Kohët e mira kanë marrë fund”, tha ai gjatë një konference për ekonominë, sepse rreziqet botërore dhe pasojat e tyre që ishin të ndjeshme në muajt e kaluar vazhdojnë të ekzistojnë ende.
Re mbi sipërmarrjet gjermane sjell edhe konflikti me SHBA dhe BREXIT-i pa marrëveshje. Shumë ekspertë janë të mendimit, se koniunktura gjermane e ka arritur zenitin e saj. Të dhënat e fundit zhgënjyese në porositë industriale, prodhimin nuk mund të injorohen për një kohë të gjatë.
Edhe eksportet kanë shënuar rënie. Në nëntor eksportuesit gjermanë shitën jashtë 0.4 për qind më pak mallra se në muajin paraardhës. Importet ranë me 1.6 për qind. Të dyja shifra më të dobëta se parashikimet.
Kreu për eksportet i ekonomisë gjermane tek DIHK, Volker Treier konstaton se tregtia e jashtme dhe investimet ndërkombëtare po frenohen gjithnjë e më shumë. Bilanci ekonomik gjerman po dobësohet edhe nga situata jo e mirë e industrisë së automobilëve që lufton me krizën e automjeteve me naftë dhe procedurave të reja për testimin e gazrave ndotës (WLTP). Prodhuesit gjermanë të automjeteve e shkurtuan prodhimin në nëntor, për herë të tretë, kjo për shkak të rënies së porosive.
“Ekonomia botërore ndodhet në gjendje të vështirë. Qielli po vranësohet dhe shohim një dobësim global, rreziqet rriten. Ende rritja globale reziston, por nëse do ta vijë stuhia, varet në masë të madhe nga reagimi i politikës”, thotë ekonomisti i Bankës Botërore, Ayhan Kose.
Jörg Krämer, kryekonomist i Commerzbank kërkon ruajtjen e gjakftohtësisë.
“Nuk besoj tek të gjitha këto, megjithëse i kuptoj shqetësimet. Por frika për një recesion ekonomik është e ekzagjeruar”, thotë Krämer. /DW /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje