Këto ditë, euroja është shkëmbyer me 105 lekë. Më ulët se asnjëherë, në kurbën e ulje-ngritjeve jo të rralla, qyshkur është emetuar monedha evropiane në vitin 2002. Ka mërrijtë puna sa mos me u mat shumë, me nxjerrë nga xhepi e me pague me euro në vend të lekëve, përderisa ato po shkojnë kështu fifti-fifti. Më ka ardhë ndër mend këto ditë një ngjarje e njëqind e sa vjetëve më parë e rrëfyer prej Injac Zamputtit, shkencëtarit par exellence të historisë e filologjisë, botuar në librin e tij Kujtime-njerëz-fakte-ngjarje. Jemi në fundin e Luftës së Parë Botërore, komanda e garnizoni ushtarak austriak në Shkodër nisi të shkëmbente sendet ushqimore të rezervave të saj, me sende që i nevojiteshin ushtrisë së rraskapitur për nevojat e armatimit.
Rrëfimi i Zamputtit, asokohe fëmijë, jo më shumë se tetë vjeç fillon kështu: Kurrë nuk do ta harroj gjendjen e mamës kur, një ditë u kthye në shtëpi e lodhur dhe shumë e mjeruar dhe, bashkë me motrat nisi të grumbullonte enët prej bakri. Ajo kishte dalë qysh në mëngjes nga shtëpia. Komanda kishte afishuar shpalljen se duhej ar për ta shkëmbyer me drithë.
E gëzuar se po ua siguronte jetimëve bukën për disa ditë, kishte marrë disa napolona dhe ishte vënë në radhë për të arritur te tavolina ku nëpunësi do të merrte arin dhe do t’i jepte kuponin për sasinë përkatëse të drithit që ajo do të ngarkonte mbi shpinë. Më në fund, pas disa orësh, i kishte ardhur radha asaj. Sapo kishte shtrirë dorën drejt zyrtarit për t’i dhënë arin, kishte rënë zilja e telefonit dhe nëpunësi, në vend që të merrte arin e të jepte kuponin, siç kishte vepruar deri në atë çast, kishte marrë më parë receptorin e telefonit. Pasi e kishte vënë në vend atë receptor, i drejtuar nga mama e nga të gjithë ata që vinin mbas saj, kishte komunikuar: “Komanda nuk pranon më arin, por kërkon bakër …”
Për nga paradoksi ngjarjet, të cilat i ndan në mes më se një shekull, kanë përafri të hatashme, ani pse atëherë ishte kohë lufte e tani jo. Atëherë rasti e pati sjellë që ari të shkëmbehej me bakër, pra ari të ishte më i pavlerë se bakri, për atë kohë, tani, këto dy muajt e fundit euroja, monedha unike evropiane, në Shqipërinë tonë po çmohet si teneqe … Vlera e saj, ani pse ku e ku me lekun për nga ekonomitë që përfaqësojnë, këtu gati po barazohen. Dhe, me të drejtë kjo ka sjellë pos pështjellimit të madh edhe një habi jo të vogël, gjithashtu. Tregtarët eksportues që blejnë me lekë e që shesin me euro, kanë ngritur duart përpjetë … Të tjerët, ata që sjellin këtu miellin e sheqerin, vajin e rrobat; të jashtme e të mbrendshme, naftën e gjithçka i duhet jetës së njeriut, që me lekët e grumbulluar nga shitjet këtu blejnë më lirë se kurrë euro për të bërë tregtinë e tyre me jashtë, fërkojnë duart.
– Dashtë fati e u ndaltë këtu, kjo rrokopujë, mendojnë të parët …
– Mirë e bukur kështu, thonë të dytët. Ndërsa edhe halli i njërit edhe qejfi i tjetrit përplaset te tregu i brendshëm këtu. Çmimet e gjithçkaje janë rrit e po rriten me “trehapësh”.
– E vegjëlia … mallkon kohën; vargu i të ikurve për në vendet e euros … zgjatet e zgjatet; shtohet e nuk ndalet
Kurse, ministresha përkujdestare e financave tona, na tha se është forcuar leku dhe për ne është ndodhi e punë e gëzueshme kjo që ka ndodhur e po ndodhë. Na tha se gjithë kjo pará e madhe evropiane këtu hyn nga turistët. Po nuk na thotë se çmimet e shërbimit për ta janë rritë, së paku 20-30 përqind prej sezonit të kaluar. Nuk na përmendi, zonja ministre, se në lokalet ku u shërbehet turistëve janë shtuar shumë njoftimet: “kërkojmë kamarier/e; kërkojmë pastrues/e, kërkojmë banakier/e punonjës shërbimi këso dore”. Në një lokal në Shëngjin, ndër pesë veta që shërbejnë vetëm dy janë shqiptarë, të tjerët të huaj; dy kamerierë afganë. Për mirëkuptim, faleminderit atyre që punojnë e nuk rrinë vetëm nën asistencën sociale që u ka siguruar qeveria shqiptare e s’di se deri kur kështu! …
– Kjo është shenjë e rritjes sonë ekonomike, na tha zonja ministre dhe plot gëzim e pathos dështoi me na thanë se jeta jonë po përparon e prosperon përditë.
Po me ke e ka zonja ministreshë? Kujt i flet kështu?
Atyre që e dinë fort mirë se këtu eurot në shumicë gjenden parcelave të struktura në male e kodrina, në fusha e djerrina? Atyre që i shohin shpesh e shpesh në lajmet që rrjedhin, ca miliona të tjera eurosh që gjenden në tubo ajrimi nëpër shtëpi sekretaresh e zyrtarë gjithfarësojshëm?
Sa shumë i besojnë zonja ministreshë dhe të sajtët postulatit se “Çudia më e madhe në Shqipëri zgjat vetëm tri ditë”, si fazë e memories së dëmtuar të shqiptarëve dhe përtesës së tyre për të reaguar si qytetarë!
Dhe këtu ajo ka të drejtë …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës