LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Tenderi i autostradës ishte nënshkruar natën

Lekaj: Tenderi i autostradës ishte nënshkruar natën

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka treguar se në cilën fazë e ka gjetur tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan.

Ai ka thënë se këtë projekt e ka gjetur të nënshkruar nga Komisioni Vlerësues i Ministrisë një ditë para se ta merrte detyrën.

Ai ka thënë se projekti i autostradës nuk do ndërpritet, dhe se kjo rrugë do të kryhet. Ministri Lekaj ka thënë se do ta respektojë çdo vendim që merr OShP. Ai ka deklaruar se ndaj zyrtarëve të prokurimit nëse konstatohen se kanë shkelur ligjin do  kërkoj nga sekretari i kësaj ministrie që ndaj tyre të merren masa konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.


Drejtësia në Kosovë në hulumtimin e sontëm solli detaje dhe dëshmi të manipulimeve që ishin bërë për t`i eliminuar nga gara së paku 12 operatorët ekonomikë me oferta më të lira për mbi 33 milionë euro se sa ofertat e kompanive që ishin përzgjedhur për kontratë.

Tenderi 100 milionësh për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Gjilan është kthyer në rivlerësim. Këtë vendim e ka marrë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik pas shqyrtimit të ankesave të 12 operatorëve të cilët ishin ankuar ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që t’i eliminojë nga gara.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

Politikë
LDK e LVV

LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë

Lajme
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Kalo në kategori