LAJMI I FUNDIT:

Lekaj do të vizitojë komunën e Graçanicës

Lekaj do të vizitojë komunën e Graçanicës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot me fillim nga ora 11:15, do të vizitojë Komunën e Graçanicës, ku do të pritet nga kryetari i saj Srdjan Popovic .

Pas takimit ministri Lekaj i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, do të realizojnë një vizitë të përbashkët në fshatin Shushicë, fshat ky i banuar me shumicë shqiptare. /Telegrafi/